Loading...

Ditë Zie në Holandë për MH17

as.jpg
Holanda do të mbaj sot ditë zie për viktimat e fluturimit Mh17 të cilët udhëtonin nga Holanda për në Malajzi më 17 korrik.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se trupat e parë prej aeroplanit të rrëzuar në lindje të Ukrainës do të fluturojnë sot drejt Holandës.

Nga 298 personat e vrarë në atë aeroplan, 193 kanë qenë qytetarë të Hoalndës.
Monitoruesit e OSBE-së në Ukrainë thonë se mbi 200 trupa të pajetë janë dërguar në Kharkivin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga zona që kontrollohet prej rebelëve.
Monitoruesit e OSBE-së thonë se ka ende trupa të pajetë në vendin e rrëzimit të aeroplanit.
Ndërkaq kutitë e zeza me të dhënat e aeroplanit tashmë janë dorëzuar te autoritetet holandeze, të cilët kanë kërkuar nga Britania të hetojnë të dhënat e fluturimit MH17.
Ditë Zie në Holandë për MH17 Ditë Zie në Holandë për MH17 Reviewed by Oculusnews Albania on 7/23/2014 11:58:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.