I ofrojnë 10,000 dollarë të ndahet nga Burri; Pranon Ofertën

I ofrojnë 10,000 të ndahet nga Burri; Pranon Ofertën
 A do ta ndanit burrin për 10,000 dollarë?

Jo shumë prej nesh mund të "korruptohen" për t'u ndarë nga njeriu i jetës, por një grua e bëri një gjë të tillë, pikërisht sapo u përball me zgjedhjen.

Gruaja e paidentifikuar i zbuloi të gjitha në një postim në Reddit, duke përshkruar se si prindërit e burrit të saj i ofruan një shumë parashë me kusht që të ndahet nga djali i tyre, siç raporton anglezja Mirror.

Duket se gruaja nuk kishte problem të pranonte para dhe të ndahej - ndërsa ajo pretendon se kishte arsye mjaft të mira për ta bërë këtë.

Filloi duke shpjeguar se si u takua me partnerin e saj në kolegj dhe vazhduan lidhjen prej disa vitesh.

Vajza e dinte që mamaja dhe babai i tij i pasur mendonin se nuk ishte mjaft e mirë për djalin e tyre, por ajo thotë se kurrë nuk i shqetësoi ata pasi ajo "e donte dhe mendoi se ata do të mund ta kalonin këtë pengesë".

Sidoqoftë, pasi u fejuan, filloi të kuptojë se ai po ndryshonte dhe po bëhej gjithnjë e më shumë si prindërit e tij.

Ajo tha: "Ai u bë jashtëzakonisht kontrollues. Donte të dinte se ku isha pothuajse çdo momen të ditës, në një moment ai madje tha, pasi u martuam, se donte të planifikojë ditën time, kështu që mund të dijë se ku jam në çdo çast.

"Kam kuptuar se ai është një alkolist, i cili mund të bëhet shumë luftarak kur dehet. Këto 'kartona të kuq' ishin të mjaftueshëm për mua dhe kështu që kam menduar të tërhiqem. Kulmi arriti kur ai tha se duhet 'të vendosë' për mua dhe se mund ta bëjë më mirë këtë gjë."

Gruaja vendosi pastaj të fillojë ta distancojë veten emocionalisht nga partneri i saj dhe ishte duke u përgatitur për ta lënë atë.

Pra, kur nëna e tij e thirri dhe i ofroi 10.000 dollarë për t'u ndarë nga djali i saj, ajo kuptoi se kjo ishte një mundësi e përkryer.

"Ne bëmë një marrëveshje për të mos i thënë kurrë ishit ose të tjerëve për shkëmbimin tonë. Dhe atë natë shkova në shtëpi, bëra gati valixhet dhe u prisha me të", vazhdoi ajo.

"Unë u largova disa javë më parë dhe nuk e kam parë atë që nga ajo kohë; ai më ka telefonuar shumë herë, por unë e kam injoruar. Miqtë e përbashkët thonë se ai është në rrënim dhe se ende 'më do'. Prindërit e tij më kontaktuan një herë duke më uruar fat në jetë."

"Isha duke planifikuar të shkëpusha prej tij, gjithsesi, ai kurrë nuk do të ndryshojë, por paratë, më ndihmuan." A e kam gabim, që i mora?...

Njerëzit që lexonin postimin e saj reaguan shpejt.

Një person komentoi: "Ju nuk keni humbur nga dashuria e jetës suaj, ju do t'u ndanit me të gjithsesi. Mund të përfitoni edhe nga pak."

Një tjetër tha: "Mendoni për këtë si një 'taksë vrime', gjëja më e ngjashme me një falje që do të merrni prej tyre".

Një i tretë shtoi: "Unë nuk do ta linja partnerin tim edhe për 10 milionë... Nëse ai do ndjente për ju, asnjë shumë parash në botë nuk do të ishte në gjendje për t'ju ndarë."
Previous Post Next Post