I vdes babai, 4-vjeçari e pikturon çdo ditë në fletoren përkujtimore


ass.jpg
Një ngjarje e dhimshme është publikuar në mediat angleze ditët e fundit, ku një 4-vjeçar, i lidhur se përmi me babanë, pasi babai i vdiq, e pikturon çdo ditë atë në një fletore përkujtimore të dedikuar të atit.
Pas vdekjes së babait të tij, 4-vjeçari Dylan Munnery nga Leicester-i, Angli, ka krijuar një fletore përkujtimore me imaxhet dhe sendet e babait, dhe pikturon çdo ditë të atin, për të mbajtur lidhje me të.
Babai i Dylan, Jon Munnery vdiq në mars nga sëmundja fatale fibric vibrozis. Qysh nga ajo ditë, Dylan pikturon të atin dhe vendos imaxhe dhe sende në fletoren e tij në përkujtim. Në fletore ai ka vendosur çdo fotografi, çdo biletë ku i ati ka qenë, apo sent të dokumentuar vizualisht.
Mamaja e djalit e inkurajon atë që të vizatojë përditë të atin e tij në mënyrë që të adaptohet me tragjedinë.
"Dylan e Jon ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kur Jon vdiq, Dylan filloi të vizatojë çdo ditë imazhe të të atit, është mahnitëse të shohësh kujtimet që ato sjellin. Ata kishin shumë dëshirë të pikturonin bashkë", thotë mamaja e Dylan, Issy Munnery.
as.jpg
Anëtarët e mbetur të familjes Munnery kanë filluar ngritjen e fondeve për të miturit me sëmundjen fibric vibrozis për spitalin Glenfield, Leicester.
Previous Post Next Post