Shenjat e Horoskopit, Veçoritë, Simbolet dhe Kuptimet

Shenjat e Horoskopit, Veçoritë, Simbolet dhe Kuptimet
 Siç dihet ekzistojnë 12 shenja të zodiakut dhe çdo shenjë ka forcat dhe dobësitë e veta, tiparet specifike, dëshirat dhe qëndrimet ndaj jetës dhe njerëzve. Në bazë të analizës së imazhit të qiellit ose pozicionit së planeteve në momentin e lindjes, astrologjia mund të na japë një pamje të karakteristikave themelore, preferencave, gabimeve dhe frikës të çdo shenje. Vërtetë mund t'i njohim njerëzit shumë më mirë, nëse njohim karakteristikat themelore të shenjave të zodiakut. 

Dashi


Dashi është shenjë e zjarrit dhe ata që lindin nën këtë element konsiderohen në astrologji si aventuresk, aktiv dhe dalës. Nuk do ketë rëndësi se ku shkoni apo se sa e largët apo e pazakontë është, - nga Ekuatori në Antarktik - por të jeni i sigurt se një Dash ka qenë aty para jush (ose së paku do të takoni dikë rrugës!) Dashi është një shenjë unike naive. 


Shenja Dashit

Megjithëse janë të pavarur, dalës dhe të sigurtë në vetvete, janë gjithashtu çuditërisht shumë besues, shpesh herë duke ecur në mënyrë të pafajshme në shpellën e luanit. Pa marrë parasysh se me çfarë sfide ose triumf ata përballen - Dashi ka aftësi të mrekullueshme për të bërë përpara. Besimi i tyre në jetë dhe të ardhmen mbetet i paprekur nga vështirësitë. Dhurata e tyre është se ata gjithmonë janë fëmijë në zemër dhe bota është gjithmonë një vend magjik për ta.

Shumë njerëz të famshëm të sportit lindin nën këtë shenjë, për shembull trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Panuçi. Dashi konsiderohet si shenja më fizike dhe për shkak të sundimit të Marsit; është gjithashtu një nga shenjat më të ngarkuara të energjisë mashkullore në astrologji. Nuk është çudi që gratë e lindura nën Dash janë të forta, dinamike dhe agresive, dhe si rezultat këto femra Dash shpesh e gjejnë veten në dilema që rrethojnë marrëdhëniet e tyre romantike. Për ta, një mashkull duhet të jetë i 'vërtetë' për t'u marrë me një femër Dash, përndryshe ajo e frikëson atë. Dhe anasjelltas për meshkujt Dash, një grua duhet të jetë një grua e vërtetë që të merret me të, sepse ai është në kërkim të shumë tipareve të komponentëve balancues (pala e tij e vërtetë femërore) në partnerin e tij. Ajo duhet të drejtojë gamën në sistemin e tij mbështetës, që nga shoqja më e mirë e mashkullit Dash, shoqja e vërtetë, deri te muza e tij. Prandaj Dashi mund të jetë një shenjë konfuze sepse ekziston një kombinim kompleks i shprehjeve shumë të forta mashkullore dhe femërore. Për shkak të energjisë mashkullore që e rrethon, kur një femër lind nën Dash, gjeneron disa nga femrat më interesante në botë, që janë aventureske, të pavarura dhe kanë natyrë konkurruese. Ajo gjithashtu tenton t'i bëjë veprimet shumë të drejtpërdrejta.

Pavarësisht meshkujt apo femrat, Deshët janë 'bërës' dhe jo 'folës'. Janë impulsivë, veprojnë së pari, bëjnë pyetje ose kanë dyshime më vonë. Kjo është arsyeja pse jeta e tyre shpesh është e mbushur me shumë drama dhe nganjëherë edhe aksidente! Aftësia e tyre për të jetuar jetën pranë "buzës zë greminës" u siguron atyre një pasuri të 'përvojës reale'. Një Dash zakonisht flet për diçka ose diku që zakonisht e ka bërë ose ka qenë atje, në vend që thjesht të lexojnë në lidhje me të në ndonjë libër. Duke qenë njerëz aktiv Dashi nuk mund të përshtatet me asnjë lloj kufizimi, veçanërisht marrëdhënie zotëruese. Ata shpesh udhëtojnë për të shpëtuar nga çdo ndjenjë e të qënit e mbërthyer ose e zënë. I duan sfidat. Në fakt, nëse gjithçka ecën normalisht, ata janë mjaft të aftë të dalin dhe të bëjnë diçka (nganjëherë mjaft të marrë) për të "hedhur barkën". Deshët duan të garojnë aty ku engjëjt kanë frikë të shkelin.

Zgjidh shenjën Tënde të Horoskopit

Dashi - Demi - Binjakët - Gaforrja - Luani - Virgjëresha - Peshorja - Akrepi - Shigjetari - Bricjapi - Ujori - Peshqit
Previous Post Next Post