10 Karakteristikat negative të Ujorit

10 Karakteristikat negative të Ujorit

1. Të veçuar
Duke qenë shenjë e ajrit, Ujori është mendimtarë. U pëlqen të jetojnë në kokën e tyre dhe prandaj duken shumë të veçuar. Janë shpesh të largët dhe të ftohtë, dhe nuk do lejonin njeri t'i afrohet zemrës së tyre deri në një pikë të caktuar. Mund të jenë në shoqërinë e shumë njerëzve por pak njerëz janë vërtetë të afërt me ta. Nuk i lejojnë që emocionet që të errësojnë logjikën e tyre.

2. Kokfortë
Jetojnë jetën dhe i bëjnë gjërat në atë mënyrë që duan, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët. E përcaktojnë rrugën e tyre si të drejtë dhe është e mundur që ta ndryshojnë mënyrë e tyre të të menduarit. Zakonisht shkojnë në atë rrugë që u thotë mendja e tyre, edhe nëse të tjerët e kanë provuar si rrugë të gabuar.

3. Jo emocional
Ujorët shpesh kanë ndenja të fshehura dhe janë tipa jo emocional. Madje shpesh mund të duken të ftohtë. Nuk janë nga ato shenja të horoskopit me të cilat mund të angazhoheni në marrëdhënje pa u përfshirë thellë. Në fakt janë shumë të zotë në marrëdhënjet intime. Por kjo kërkon kuptim dhe fleksibilitet nga partneri.

4. Ekstremist
Ujorët janë të prirur që gjithmonë të jenë të ndryshëm dhe të devijojnë nga konvencionalja. Nuk janë të dhënë pas traditave, dhe mund të jenë tepër rrebelë. Ndonjëherë duket sikur nuk ka rrugë të mesme për Ujorët. Arsyeja se përse njerëzit mendojnë se Ujorët janë ekstremistë është për shkak të mentalitetit të tyre "të gjitha, ose asgjë".

5. Impulsiv
Ujorët vështirë të mendojnë për pasojat dhe gjykojnë shumë shpejt. Dëgjojnë gjithmonë instiktet e tyre të forta dhe nuk janë vetëm spontan por edhe impulsiv. Janë në kërkim të ideve aventureske dhe të çmendura.

6. Kuriozë
Ujorët kanë një mendje të detajuar dhe specifike, shpesh duke hamendësuar se si funksionojnë gjërat. Duke qenë shenja e ajrit, kanë mendje shumë aktive dhe mund të jenë shumë kuriozë. Mbase kjo është sjellja më irrituese e tyre. U pëlqen të gërmojnë shumë thellë me pyetjet e tyre.

7. Kontradiktorë
Njerëzit e kësaj shenje mund të jenë plot konflikte. Është diçka krejt e zakonshme të pretendojnë gjëra krejtësisht të ndryshme në të njëjtën kohë. Janë të prirur të kenë devijime të papritura, por nga ana tjetër kanë nivel surprizues stabiliteti dhe etike në pune. Mund të jenë shumë shoqërorë, por u pëlqen më shumë vetmia.

Shih po ashtu: Trajtat Pozitive për çdo Shenjë të Horoskopit

8. Ëndërrimtarë
Ujorët kanë imagjinatë të madhe dhe shpesh mund të mos jenë realistë. Mund të bëjnë plane të mëdha por që nuk realizohen kurrë, por ana e mirë është se nëse premtojnë diçka, e mbajnë gjithmonë fjalën e dhënë. Nuk është e dobishme për ta të jenë ëndërrimtarë.

9. Eksentrik
Ujori është i njohur si eksentrik. Duan të jenë unik, të devijojnë nga normat dhe nuk e kanë problem që t'i shokojnë njerëzit herë pas here. E shijojnë faktin e të qenit në qendër të vëmendjes, dhe besojnë se eksentriciteti i tyre i bën unik.

10. Rrebelë
Ujorët përfundimisht nuk janë ndjekësit. Duan të vijnë me ide të reja revolucionare dhe të bëjnë çdo gjë sipas mënyrës së tyre. Gjëja që vlerësojnë më shumë është liria. Filozofia e jetës së tyre është "jeto dhe lër të jetojnë". Shumë Ujorë parapëlqejnë të udhëtojnë, të ndërmarrin udhëtime aventureske në vende mundësisht të pashkelura.

Kliko për më tej: DASHI DEMI - BINJAKËT - GAFORRJA - LUANI - VIRGJËRESHA - PESHORJA - AKREPI - SHIGJETARI - BRICJAPI - UJORI - PESHQIT
Previous Post Next Post