Dieta jonë bazohet në produkte të përpunuara që përmbajnë bojëra artificiale, konservues dhe kimikate që mund të shkaktojnë probleme serioze.
Këto kimikate janë një problem i madh për trupin pasi është e pamundur të treten substanca kaq komplelse. Një sallatë mund të tretet nga trupi për tre orë, por një "hamburger" mund të tretet edhe për tre ditë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të shmangen sa të jetë e mundur ushqimet jo të shëndetshme.
Përveç ushqimeve ne konsumojnë një sërë pijesh të pashëndetshme, kryesisht pije të lehta me gaz që mund të përmajnë më shumë se 30 lugë sheqer për një shishe, diçka tepër shqetësuese!Pasi të keni lexuar në vijim nuk do të konsumoni më pije me gaz apo Koka-Kola
Koka-Kola është një nga produktet më të konsumuara në botë. Një gotë e tillë në verë tingëllon mirë, por shumë njerëz janë të dhënë pas kësaj pijeje për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban - një problem shumë serioz. Është e komfirmuar shkencërisht që sasia e madhe e sheqerit që gjendet në këtë pije çon në obezitet dhe në një sërë çrregullimesh trupore, ndaj nuk duhet ta konsumoni më këtë pije.
Ja çfarë i ndodh trupit një orë pasi keni pirë një bidon me Koka-Kola
Pas 10 minutash
Ke konsumuar të githë sheqerin që i nevojitet trupit mbi baza ditore.
Pas 20 minutash
Fillon procesi që e kthen sheqerin në dhjam në mëlçi.
Pas 40 minutash
Glykoza e pijes tani absorbohet krejtësisht në gjak, duke rritur ndjeshëm presionin e gjakut.
Pas 45 minutash
Truri nis të pompojë sasira të mëdha të dopaminës, gjë që rrit rrahjet e zemrës.
Pas 60 minutash
Pasi ky proces mbaron, niveli i sheqerit në gjak është në kulm dhe rreziku nga djabeti është tmerrësisht i lartë.
Pra siç e shihni, duke pirë vetëm një shishe Koka-Kola në ditë keni rritur ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së një sërë problemeve shëndetësore, dhe të pirit Kola apo pije të ngjashme mund të çojë në rrezik-vdekjeje. Kështu që në mënyrë që të mbroni shëndetin, duhet t'i eliminoni këto pije nga dieta juaj dhe të konsumoni lëngje të freskëta frutash./Oculus News
Tags
Dieta