Në Greqi jetojnë 4 milion shqiptarë, grekët s'kanë lidhje me Greqinë e lashtë - dalin sekretet e kishës ortodokse

Sipas një dokumenti të konsideruar sekret e të censuruar nga kisha ortodokse e Greqisë, grekët nuk kanë lidhje me Greqinë e lashtë pasi shumica janë Arvanitas – Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç’thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :”Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal.” Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :” E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të. Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë.” Ndërsa thënia e Aristotelit : “Amicus Plato, sed magis amicas veritas”, e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Këtë fakt të rëndësishëm që shumica e grekëvë të sotëm janë arvanitas e pohon edhe Irakli Koçollari i cili ka deklaruar se: nga 10 milionë banorë, sa ka Greqia, 3 milionë janë arvanitas. Ai këtë e ka theksuar në emisionin “Intervista nga Roland Qafoku” në Planet TV në Tiranë.

Koçollari e mbështeti këtë në një studim të tij nga viti 1980 e deri më sot, që është kurorëzuar me librin “Arvanitasit”. Ai më tej ka treguar se janë disa nga historianët grekë që e pranojnë këtë.

“Ndërkohë që shifra mbështetet jo vetëm në arkivat greke, por edhe ato turke, venedikase e spanjolle. Arvanitasit janë shqiptarë të Mesjetës që emigruan në Greqi në periudha të ndryshme, që nisin që nga viti 1300 e deri në fund të atij shekulli”, ka theksuar studiuesi, Irakli Koçollari. Sipas studimit të z. Koçollari atëherë sot në Greqi jetojnë të paktën 4 milion shqiptarë duke parasysh edhe rreth një milion shqiptar që kanë emigruar drejt Greqisë në këto 20 vite tranzicion. Duhet të theksojmë se Shqiptarët, ose më saktë arvanitasit kanë luajtur rol vendimtar në pavarësinë e Greqisë si dhe sot mbaj poste të rëndësishme në institucionet shtetërore, në auditorët universitar, në mjediset e shkencës, sportit e kulturës. Është e çuditshme dhe një fakt i papranueshëm që këto shqiptar të suksesshëm në shtetin Grek, nuk ka kanë asgjë për të drejtat e tyre të identitetit kombëtar dhe për të përmisuar marrëdhënies e Greqisë me Shqipërinë. Sociologët dhe studiuesit shqiptarët që kanë udhëtuar në këto 20 vite drejt Greqisë i kanë quajtur emigrantë. Nuk është krejt i saktë ky cilësim. Unë, do të thosha se një pjesë e mirë e tyre janë riadhtesuar. Shumë shqiptarët, kryesisht çamë pas viteve ’90, patën mundësinë më të mirë të ri hyrë në vendet e tyre autoktone./Nacional/
Previous Post Next Post