Është e vërtetë që njerëzit që bëjnë seks shumë mund të dallohen lehtësisht për shkak të disa shenjave që mund të dallohen në distancë. Të gjithë e dimë që seksi i tepërt bën të ndihemi mirë. Çfarë të keqe ka këtu? Gjithsesi, ekzistojnë edhe një sërë gjërash që mund të ndodhin si rezultat i seksit shumë të shpeshtë.
1. Seksi çon në më shumë seks"Sa më shumë që femrat kanë përvoja pozitive seksuale, aq edhe më shumë do kërkojnë të bëjnë seks në të ardhmen. Për femrat pranë menopauzës, një ndër efektet anësore më të mira nga të bërit seks disa herë në javë është se nuk e lë vaginën të ngushtohet, gjë që mund të çonte në marrëdhënje të dhimbshme," thotë Dr. Leah Millheiser, seksologe në Nuelle.
2. Shfryrja e vaginës bëhet diçka e zakontë
Shfryrja mund të ndodhë gjatë një marrëdhënje të mirë seksuale. Megjithëse mund të jetë diçka vërtetë e bezdisshme, bëhet si diçka normale.
"Është ajo zhurma kur një porcion ajri del jashtë nga vagina gjatë marrëdhënjes. Por kjo nuk ndodh vetëm gjatë marrëdhënjes; femrat e kanë përjetuar dhe gjatë ushtrimeve fizike. Shfryrja mund të reduktohet ma anë të ushtrimeve të muskujve të barkut duke forcuar legenin.
3. Infeksione më të shpeshta të fshikëzës
"Shumica e femrave aktive seksualisht do të përjetojnë të paktën një infeksion të kanalit të urinës gjatë jetës së tyre. Ky infeksion ndodh kur bakterriet (kryesisht E.coli) që rrethojnë vaginën, gjatë marrëdhënjes depërtojnë deri në fshikëz. Mënyra më e mirë për të parandaluar këto infeksione është që të bëni një banjë të mirë më parë se të kryeni marrëdhënje dhe të lani mirë sipërfaqen e organeve gjenitale për të dy gjinitë. Kjo redukton sasinë e baktereve që depërtonjnë në fshikëz," thotë Millheiser.
4. Skuqje të fytyrës
Gjatë zgjimit seksual, enët e gjakët pranë sipërfaqes së lëkurës fryhen, kjo bën që gjoksi dhe fytyra të marrin ngjyrë rozë. Kjo është një reagim normal i sistemit nervorë dhe është një sinjal që gjithçka funksionon normalisht.
5. Pragu i të ndjerit të dhimbjes rritet
"Gjatë zgjimit seksual, pragu i ndodhisë së dhimbes së femrave rritet, që do të thotë se nuk e vënë re dhimbjen si më parë, ku nuk ishin aktive seksualisht," thotë Millheiser.
6. Bini në një gjendje të thellë qetësie
Seksi çliron tencionin, ul nivelin e stresit dhe nxit një gjumë të rehatshëm.
"Korteksi celebral pushon gjatë orgazmës, korteksi cingulate dhe amygdala i dërgon mesazhe pjesëve të tjera të trupit duke i sinjalizuar të pushojë të gjitha dëshirat seksuale. Kjo bën që të çlirohen kimikate si serotonina dhe opiods, që bëjnë të bini në një gjendje të qetë," thotë seksologu Dr. Jess Astroglide.
7. Mund të ndjeni nevojë emergjente për të urinuar
Megjithëse ekspertët sugjerojnë që të bëni urinën pas marrëdhënjes, ndonjëherë ndjeni sikur akoma nuk e keni zbrazur fshikëzën e urinës. Një shpjegim i mundshëm është presionin që i ushtrohet fshikëzës për shkak se pika G fryhet duke ushtruar presion të tepërt, gjë që bën të ndjeni nevojën e të urinuarit.
8. Anusi do mësojë të lubrifikohet vetë
Kjo ndodh zakonisht kur bëni së tepërmi seks anal
"Për shumicën e njerëzve, ndërsa trupi mësohet me marrëdhënjen anale, anusi nis e vetëlubrifikohet. Kolona është mësuar të prodhojë mukus gjatë aktit normal seksual, por mëson të prodhojë mukus edhe gjatë seksit anal. Për sa kohë që nuk karakterizohet nga ngjyra e kuqe (gjë që sinjalizon se duhet të bëni një vizitë mjekësore), çdo gjë është normale.
Tags
Roze