1. Mushkonjat
Shumë njerëz mund të mendojne se kafsha me vrasese për njeriun duhet të jetë e permasave të medha. Por në fakt është mushkonja, kafsha me vrasese mbi tokë. Vleresohet që mushkonjat transmetojne semundje në mbi 700 milion njerëz në mbare globin, ku një pjesë e mirë e tyre janë vdekjeprurese.
2. Elefanti i Afrikes
Kafsha me e madhe mbi tokë, elefanti, mund të jetë tmerresisht agresiv, aq agresiv sa mund të vrase 2 rinoceronte njeheresh. Elefantet kanë fuqi të paimagjinueshme dhe kur terbohen mund të vrasin pa meshire çdo gjë që u del përpara.
3. Krokodili i ujerave të kripura
Krokodili i ujerave të kripura i cili gjendet në grykderdhjet e lumenjve me të medhenj të globit mund të haje çdo gjë që i del përpara: peshkaqen, buall, madje edhe tigra. Për të vrare prene ky krokodil përdor tekniken "rrotullimi vdekjeprures", ku pasi e kafshon, rrotullohet për ta ndare copa-copa deri sa të ngordhe. Raportohet se prej ketij lloj krokodili vdesin me mijera njerëz në mbare globin.
4. Hipopotami
Megjithese ështe vegjetarian, hipopotami është shumë agresiv; njihet si një nder kafshet me të rrezikshme të Afrikes. Hipopotamet kanë sulmuar njerëz edhe pa u provokuar, kanë shkaterruar automjete me njerëz brenda etj.
5. Oktapodi unaze ngjyre blu
Megjithese është shumë i vogel për nga permasa - sa një top tenisi - ky lloj oktapodi permban aq shumë helm, sa të vrase 26 persona të rritur; dhe me e keqja: për helmin e ketij oktapodi nuk ekziston antidod.
6. Merimanga dredharake braziljane
Kjo është merimanga më e frikshme në botë - e njohur ndryshe edhe si “merimanga banane” dhe cila lidhet me një sërë vdekjesh, kryesisht në Brazil. Ne fakt pamja e kësaj merimange nuk është aq e frikshme, por helmi i saj është paimagjinueshmërisht vdekjeprurës.
7. Gjarperi qilim
Ky gjarper është pergjegjes për numrin me të lartë të vdekjeve që lidhen me pickimet e gjarperit. Ky gjarper përdor hemotoksine, një lende e ngjashme me ato të mpiksjes se trupit që perdoren në mjekesi. Fatkeqesisht, incidentet me të shpeshta me këtë gjarper ndodhin në vende rurale ku mungon ndihma mjekesore, dhe viktimat e kanë të vështirë të mjekohen, çfarë ben të vdesin brenda pak javesh.
8.LeopardiKy gjarper është pergjegjes për numrin me të lartë të vdekjeve që lidhen me pickimet e gjarperit. Ky gjarper përdor hemotoksine, një lende e ngjashme me ato të mpiksjes se trupit që perdoren në mjekesi. Fatkeqesisht, incidentet me të shpeshta me këtë gjarper ndodhin në vende rurale ku mungon ndihma mjekesore, dhe viktimat e kanë të vështirë të mjekohen, çfarë ben të vdesin brenda pak javesh.
Shumica e kafsheve, kur plagosen, ia mbathin me vrap, ndersa leopardi jo. Kur kjo krijese e rrezikshme plagoset, behet akoma me e rrezikshme. Jo vetëm kaq, por janë edhe shumë të fortë. Janë të aftë të ngjisin antilopat në peme. Vdekjet prej leopardit ndodhin kryesisht në Afrike, dhe janë të shumta.
9. Miza ce-ce
Kjo mizë ndodhet në Afrikë dhe është përgjegjëse për një sërë vdekjesh të shkaktuara nga sëmundjen ngjitëse, ku më e njohura është sëmundja e gjumit.
Sëmundja e gjumit shkakton një sërë problemesh neurologjike, të zemrës, redukton ndjeshëm sistemin imunitarë etj, duke cuar deri në vdekje.
10. Dragoni Komodo
Është shumë i ngjashem me arinjte polar, Dragonet Komodo nuk janë perzgjedhes të ushqimit. Ata hane çdo gjë: zogj, buaj, njerëz etj. Madje janë të njohur për zhvarrosjen e varreve dhe ngrenjen e kufomave me gjithë kocka. Këto dragoj janë gjuetare të jashezakonshem. Në goje kanë me miliona mikrobe që kur kafshojne, infektojne dhe shkaktojne semundje nga me të ndryshmet. Ata mund të presin me jave derisa një prehe që e kanë kafshuar me pare të dobesohet, e të shkojne ta hane. Janë të aftë të nuhasin një krijese të dobët prej 10 kilometrash larg.
11.Hijena
Gjatë ditës hijenat nuk nderveprojne me njerëzit. Por kur perendon dielli behen shumë të rrezikshme për njerëzit. Hijenat janë të njohura për gjuetine e njerërze. Hijenat behen me kercenuese në kohë lufterash dhe semundjesh, kur njerëzit janë me të paafte për të reaguar. Janë pergjegjese për një sere vdekjes në Afrike.
12.Peshku i fryre
Ky peshk është një nder krijesat me helmuese në botë. Dhe me e cuditshmja është se ky peshk është i ngrenshem dhe është nder ushqimet me të shtrenjta. Nëse nuk gatuhet sic duhet, mund të paralizoje diafragmen duke pamundesuar frymemarrjen, e cila con në vdekje të sigurte. Nëse nuk pergatitet sic duhet, është një ushqim i sigurte që të con drejt vdekjes.
13. Gjarperi boomslang
Megjithese është i turpshem dhe zakonisht nuk i sulmon njerëzit, kur i sulmon, gjërat behen me të vërtetë të vështira. Helmi i ketij gjarperi është një hemotoksine që pamundeson mpiksjen e gjakut. Me fjalë të tjera, nëse ju kafshon, do ju rrjedhe gjak pa pushim, edhe nga një gervishtje e vogel.
14.Luani
Është i njohur fakti që luanet sulmojne dhe hane njerëzit. Rasti me i njohur është shenuar në vitin 1898 në qytetin e Tsavo-s në Kenia, ku një luan hengri 28 punëtore hekurudhash brenda një harku kohore prej 9 muajsh.
15.Kandili detit boks
Të gjithë dinë që pickimi nga kandili i thjeshtë i detit shkakton djegje dhe acarim, por kandili box shkakton shumë më shumë. Tentakulat e këtij kandili shkojnë deri në 6 metra gjatësi dha janë të përbëra nga thumba të mbushur me helm, i cili nëse i injektohet njeriut, mund të rezultojë fatal.
16.Ariu polar
Ashtu si kefshet e tjera në këtë liste, ky mishengrenes, i cili është një nder me të medhenjt mbi tokë, nuk ka aspak frike nge njeriu. Ariu polare mund të haje çdo gjë që është e perbere prej mishi. Është pergjegjes për një sere vdekjesh në Kanada dhe Rusi.
17. Bretkoca dragoni i artë
Ekzsitojnë rreth 100 specie të bretkocës dragon, të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës - kryesisht në vendet tropikale - dhe karakterizohen nga helme të ndryshme. Bretkoca më helmuese nga të gjitha është dragoni i artë. Mjafton vetë 1 miligram nga helmi i dragonit të artë për të vrarë në pak minuta një fëmijë rreth 10 vjeç. Tributë e hershme lyenin shtizat dhe shigjetat e harqeve me këtë lloj helmi për t’i shkaktuar një vdekje sa më të shpejtë armikut.
18. Bualli i Afrikes
Kjo krijese gjigande është jashezakonisht e paparashikueshme, dhe nuk i ka qejf njerëzit. Është pergjegjes për numrin me të madhe të vdekjeve që vijne prej kafsheve në kontinentin e Afrikes.
Mamba e zeze
Është një nga krijesat me të frikshme të globit. Në Afrike është burim i një sere miteve dhe legjendave. Është shumë agresiv, jashtazakonisht i shpejte dhe sulmon pa u provokuar.
20. Peshkaqeni i madh i bardhe
Peshkaqeni i bardhe është pergjegjes për numrin e madh të vdekjeve që ndodhin në Australi dhe në përgjithësi në Oqeanin Paqesore. Nuk e parapelqen mishin e njeriut, por nuk rri dot pa i sulmuar ata, duke i kafshuar fatalisht, dhe duke i lene t'i dale gjak deri sa të vdesin.
Peshkaqeni i bardhe është pergjegjes për numrin e madh të vdekjeve që ndodhin në Australi dhe në përgjithësi në Oqeanin Paqesore. Nuk e parapelqen mishin e njeriut, por nuk rri dot pa i sulmuar ata, duke i kafshuar fatalisht, dhe duke i lene t'i dale gjak deri sa të vdesin.
21. Peshku gure
Duke qendruar i kamufluar në fund të detit, ky peshk i shemtuar pret në qetësi deri sa t'i afrohet preja, me pas i shpon me një gjemb me helm duke e paralizuar dhe hap nofullat dhe e gelltit ate me një shpetesi ta paimagjinueshme: për 0.15 sekonda. Nëse qellon që t'i dilni gabimisht përpara, me sa paku mund të humbisni një këmbë, me e keqja mund të humbisni jetën. Njihet si një nder peshqit me helmues.
22. Kermilli kon
Kërmilli kon është një tjetër krijesë vdekjeprurëse tepër e rrezikshme. Në antenën që gjenden në pjesën e përparme ka një gjilpërë të kamufluar mirë, të cilën e përdor për të paralizuar gjahun. Vetëm një pickim i këtij kërmilli është i aftë të paralizojë në disa sekonda peshqit, të cilët më pas e ka më të lehtë për t’i gëlltitur. Fatmirësisht, ky lloj kërmilli vdekjeprurës jeton në habitate larg njerëzve, pasi një pickim i tij mund të rezultojë fatal për çdo njeri.
23. Rinoceronti
Rinocerontet janë pergjegjes për një sere vdekjesh në vende të ndryshme të botes. Kanë një shikim të mprehtë . Dhe e kanë fare të lehte për të të kapur sapo të të kene vene në shenjester; vrapojne me mbi 40 kiometra në ore, dhe është e pamundur t'u ikesh me vrap.
24. Bleta gjigande aziatike
Kjo bletë, e cila njihet edhe si “bleta gjigande japoneze”, është rreth 3 herë më e madhe se bletet e zakonshme dhe fluturon me një shpejtësi deri në 40 kilometra në orë. Vetëm një thumbim i kësaj blete, mund të shkaktojë vdekje për disa minuata. Është përgjegjëse për një sërë vdekjesh në Japoni.
25. Akrepi vdekjeprures
Ky akrep është jashtezakoisht helmues dhe është pergjegjes për 75% të vdekjeve të shkaktuara nga akrepat në Afrike dhe Lindjen e Mesme për çdo vit. Kur të rriturit pickohen nga ky akrep, ndjejne dhimbje të padurueshme, por nëse pickohen femijet, mund t'u shkaktoje atyre koma, temperature, probleme konvulsioni, paralize etj, përpara se mushkerite e tyre të mbushen me lengjet e brendshme,dhe nëse s'mjekohen në kohë, të vdesin.
Tags
Kuriozitete