Shkencëtarët kanë arritur të shpjegojnë se si kromozomet e gjinisë femërore janë arsyeja pse femrat jetojnë më gjatë se burrat.
Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jetëgjatësia mesatare e njerëzve është 71.1 vjeç.
Jetëgjatësia e gjinisë femërore në gjithë botën, përfshirë vendet më të varfra aziatike, afrikane e deri tek vendet më të pasura evropiane, është më e gjatë në krahasim me atë të burrave.
Sipas studimeve të bëra nga shkencëtarë të ndryshëm arsyeja për këtë shpjegohet kryesisht me faktin se meshkujt janë më të prirë të abuzojnë apo të ndërmarrin rreziqe të ndryshe, që nga llojet e punëve që bëjnë, ku zakonisht punët e meshkujve janë më të vështira, e deri tek alkoli, duhani, drogërat dhe mënyra e të ushqyerit.
Sipas këtyre studimeve kromozomi Y nuk përmban ndonjë gjen jetik të rëndësishëm tek gjinia mashkullore, kurse kromozomi X tek gjinia femërore është me rëndësi jetike për të dyja gjinitë. /Oculus News