Foshnjet e ushqyera më qumësht gjiri më të mbrojtur nga obeziteti, thekson studimi fundit

 Studiuesit kanades analizuan të dhëna nga mijëra nëna që ushqenin fëmijët e tyre me gji dhe gjjetën se foshnjet e ushqyera me qumësht gjiri, ishin më pak të prirura të preken nga obeziteti në vitet e para të jetës.

Studimi i publikuar në revistën "Pediatricas", thekson ndër të tjera që edhe mënyra e të ushqyerit është e rëndësishme, pasi të ushqyerit direkt nga gjiri i nënës, është më dobiprurës se sa të ushqyerit nga shishja.

"Të ushqyerit me qumësht gjiri përmes një shisheje, duket se kjo mënyrë është më pak e efetshme tek pesha e foshnjeve, në krahasim nga të ushqyerit direkt nga gjiri." thotë Dr. Meghan Azad, studiues në universtitetin Manitoba, në Kanada.

"Megjithëse, sido që të jetë, qumështi i gjirit, në të gjitha rastet, është më i mirë se llojet e tjera të qumështit."/Oculus News

Foshnjet e ushqyera më qumësht gjiri më të mbrojtur nga obeziteti, thekson studimi fundit Foshnjet e ushqyera më qumësht gjiri më të mbrojtur nga obeziteti, thekson studimi fundit Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2018 10:32:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.