Një Bar-Kafe që do hapet në Tokio të Japonisë, në lagjen "Akasaka", do "punësojë" rrobotë për t'i shërbyer klientëve.
Ky Bar i teknologjisë së lartë, i cili do hapet në nëntor, pretendon të demostrojë se si operojnë këto rrobotë dhe sa të dobishme janë për njerëzit me aftësi të veçanta.Këto robotë 1.2 metra të gjatë, mund të lëvizin e të komandohen me telekomandë dhe janë të pajisura me mikrofon dhe kamera në mënyrë që punonjësit të vëzhgojnë, dgjojnë e të ndërveprojnë me klientët.
"Dua të krijoj një botë ku njerëzit që nuk kanë mundësi të lëvizin, të kenë mundësi të punojnë." tha Kentaro Joshifuxhi, themelues i ory Lab.inc - kompania që krijoi robotët.
Në të ardhmen e afërt, robotë të ngjashëm do jenë në dispozicion të mijëra njerëzve që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të aftësive të tyre.
Megjithëse kafja e re do të jetë e hapurë përkohësisht, ekzistojnë plane plane për rrobotë më të qëndrueshëm që mund të kryejnë edhe funksione të tjera./Oculus News