Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor

Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor

 Igli Zarka është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Lindur në Fier në vitin 1991, dhe karrierën si aktor e fillon në Tiranë. Ka ndjekur studimet e larta universitare dhe masterin për “Aktrim” në Akademinë e Arteve në Tiranë.


Pas mbarimit të studimeve te Akademia e Arteve, Igli shumë shpejt u bë i njohur me shfaqjet teatrale, si: “Equus” (regjia Dino Mustafic), në rolin e Alan Strang; në rolin e Tom Wingfield në “Menaxheria e Qelqtë” (2013), me autor Tennessee Williams drejtor artistik Timo Flloko; roli Demetër në shfaqjen “Endrra e një natë vere” (2014) nga Shekspiri, me drejtore artistike Driada Dervishi; roli Konstandin Trepflief në “Pulëbardha” (2016) shkruar nga Çekov, me regji Timo Flloko, dhe roli Felice Devoto në “Drama e Dy Karaktereve” (2018) të dramaturgut të njohur amerikan Tennessee Williams.

Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor

Në 2018 Igli Zarka realizon si aktor dhe regjisor/drejtor artistik shfaqjen e Tennessee Williams “Drama e Dy Karaktereve”. Në rolin kryesor debutojnë, aktorja e talentuar Chris Lleshi dhe Igli Zarka. Shfaqja u dha me sukses në Teatrin Aleksandër Moisiu në Maj 2018.

“Drama e Dy Karaktereve nuk mund të realizohej kurrë pa Chris Lleshi. Metoda e saj, shpirti, mendja dhe trupi i dhanë jetë karakterit të Clare Devoto, e cila është personazhi kryesor në këtë dramë,” tha regjisori Igli Zarka.

Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor

Gjatë kësaj kohe Igli Zarka punon intensivisht si aktor në filma, mes të cilëve edhe filmat artistik “Ana” (2016, regjia Ajola Daja) në rolin e Ergit; filmi “Kostumi” (2016, regjia Lulzim Sula), në rolin e Bekimit; dhe “Gëzhoja e Humbur” (2016, regjia Orsol Qafmolla).

Igli Zarka vazhdon të interpretojë në teatër dhe film në vazhdimësi të karrierës së tij artistike 8-vjeçare. Momentalisht është i angazhuar në disa projekte teatrale dhe filmike.


Intervista dhe aktorin dhe regjisorin e njohur Igli Zarka
Bisedoi: Ermira Babamusta, Nju Jork

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Igli Zarka: Do kisha shumë dëshirë të thoja se ishte ëndrra e fëmijërisë sime të bëhesha “AKTOR”, të luaja në skena të mëdha me artistë, të mbaja peshë shpirtin e çdo njeriu, por nuk mundem. Austronaut ëndërroja te isha. Gjyshja gjithmonë më mësonte se duhet të kërkoja hënën për të kapur yjet.

Cili ka qenë projekti juaj i parë si aktor profesional?

Igli Zarka: Projekti im i parë profesional, akoma pa u larguar nga bankat e shkollës, ka qenë “Equus” në rolin e Alan Strang me regji të Dino Mustafic në Teatrin Kombëtar. Pata fatin të luaj në skenë me profesorin tim Timo Flloko e artistë të tjerë si Arben Derhemi, Ermir Jonka, Christ Lleshi, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Luli Bitri, Ema Andrea, etj. Ishte një pikënisje gati si ëndërr për mua ndaj dhe tashmë jam shumë selektiv në projektet ku pranoj të luaj.

Tennessee Williams nëpërmjet një personazhi te tij: “Kur nuk kemi ku të kthehemi, duhet të ecim përpara “

Për projektet në vazhdimësi mund të them vetëm se sezoni i ri artistik 2018-2019 mbart shumë surpriza.

Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në këtë projekt?

Igli Zarka: Procesi i brëndshëm që personazhi kalon për të arritur të vërtetën.

Si lidheni ju me këtë personazh?

Igli Zarka: Shpirtërisht! Në botëkuptimin e tij, në vendimet qe ai merr. Kur bota të përbuz nuk ngelet gjë tjetër veçse ti kthesh shpinën.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Igli Zarka: Lidhja Regjizor -Aktor është një magji mistike për mua, gati e pathyeshme. Jam një ushtar i bindur vetëm dhe e theksoj vetëm ndaj regjizorit, konceptit që ai ka. Pa regji nuk ka aktrim dhe anasjelltas.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Igli Zarka: Kemi nevojë për “Art” që vërtetë të ketë një rol në shoqëri. Këto vitet e fundit “Art” quhet vetëm nëqoftëse zbavit, bën për të qeshur. Sistemi i vlerësimit e ka ulur aq poshtë stekën sa të gjithë të tjerët duken si Don Kishoti që lufton mullinjtë e erës. Por do të vijë dita që sdo tjetë turp kur të quajnë Artist e nuk do të abuzohet më me fjalën “ART”.

Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?

Igli Zarka: Mos u dorëzo kurrë edhe nëqoftëse gjithçka duket e pa shpresë, ti, mos u dorëzo kurrë!/Oculus News

Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor Suksesi i aktorit të njohur Igli Zarka si regjisor Reviewed by Marion Mardodaj on 6/12/2018 09:37:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.