Jemi e vetmja "kafshë" mbi tokë që posedojmë mendje të ndërgjegjshme dhe racionale. Kjo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe rritjen e civilizimit tonë. Korteksi prefrontal ndodhet në pjesën e ballit dhe është baza e këtij racionaliteti dhe pa të do të vepronim vetëm në bazë të instikteve, njëjtë si kafshët. Njihet si pjesa "ekzekutive e truri".
Korteksi prefrontal është përgjegjës për logjikën, arsyen, vullnetin, kreativitetin, vendimmarrjen, zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e qëllimeve. Nëse korteksi prefrontal është i dobët, atëherë aftësia jonë për të bërë mirë gjithë këto gjëra në përditshmëri do reduktohet ndjeshëm. Por fatmirësisht, për shkak të aftësisë së pabesueshme të trurit për të ndryshuar, kjo pjesë e trurit mund të përforcohet dhe fuqizohet me praktikë të vazhdueshme.
1. Rezistojini kënaqjes së menjëhershme
Jetojmë në një botë ku mund të përmbushësh çdo dëshirë pa para të shumta dhe pa shpenzuar kohë. Kjo tingëllon diçka e mirë si fillim, por realiteti është krejt ndryshe. Kanaqësitë e menjëhershme bëjnë lidhjet në tru në një mënyrë që truri të kërkojë shpërblim të menjëhershëm, brenda pak ose një kohe shumë të shkurtër. Kjo bën që të ulet niveli i durimit përgjatë kohës. Fatkeqësisht në jetën e përditshme kjo nuk funksionon në këtë mënyrë. Shumicën e rasteve, nuk do të merrni reagime të menjëhershme. Në momentin që shihni rezultatet, veprimi është thuajse i kryer. Për shembull, nëse kryejmë universitetin për katër vjet, nevojiten 4 vjet për të parë rezultatet e një veprimi (kur u rregjistruam në universitet). Burimi më i madh i kënaqësisë së menjëhershme në ditët e sotme janë mediet sociale. Facebook dhe të gjitha format e reagimeve. Kjo do të thotë se duhet ta reduktojmë sa të jetë e mundur kohën e shpenzuar në rrjetet sociale. Është e vërtetuar shkencërisht që rrjetet sociale janë të afta të ndryshojnë strukturën e trurit.
2. Largohuni nga zona e rehatisë
Për të arritur gjëra të mëdha, kemi nevojë për vullnet. Vullneti buron ka korteksi frontal. Kemi vetëm një sasi të caktuar që mund ta përdorim në përditshmëri. Por fatmirësisht, për shkak të natyrës së ndryshueshme të trurit, ne mund ta rrisim nivelin e vullnetit. Kjo mund të përfshijë gjëra të ndryshme, për shembull, të bisedojmë me të panjohur ndërsa presim në rradhë, të angazhohemi në ushtrime fizike të ndryshme apo të bëjmë ndonjë udhëtim aventuresk. Kur bëjmë diça me të cilën nuk jemi mësuar, truri bën lidhje të reja të neuroneve dhe bën që ta bëjmë më mirë herën tjetër. Ky është çelësi i praktikës që njihet si "veprime të lirshme". Kjo do të thotë që të përmirësosh çdo aftësi.
3. Të mësuarit e materialeve të reja
Të mësuarit e angazhon trurin. Njëjtë si ushtrimet nga largimi i zonës së rehatisë, të mësuarit apo të bërit diçka të re bën lidhje të reja të neuroneve të trurit. Të lexuarit, kryesisht të materialeve jo të zakonshme, është ndër mënyrat më të mira për të ushtruar korteksin prefrontal. Kur lexojmë, truri mundohet të bëjë bashkë informacionin e librit, në një të tërë, në mëynrë që pjesët e lexuara të marrin kuptim.
4. Të menduarit e "qiellit blu"
Ushtrimi i trurit për të menduar për "skenarët më të mirë", është funksioni primarë i korteksit prefrontal. Nevojitet vullnet dhe mendim i ndërgjegjshëm mbi atë që mund të shkojë mirë, ndërsa pesimizmi është rruga e reduktimit të rezistencës. Duhet vetëm pak mundim me trurin për të menduar se përse jeni të mërzitur me jetën tuaj, se përse njerëzit janë egoistë, përse bota është e padrejtë, etj.
5. Gjumi i nevojshëm
Gjumi është çelësi i rivitalizimit të shënetit truporë. Por shumica e njerëzve flenë më pak seç duket. Mungesa e gjumit bën që aftësitë vendimmarrëse të ulen dhe përqendrimi bëhet i vështirë, kryesisht mbi gjërat e rëndësishme.
6. Meditimi
Kur njerëzit dëgjojnë fjalën meditim, janë të prirur të imagjinojnë njerëz të ulur këmbëkryq duke kënduar. Edhe kjo mund të jetë, por nuk është e gjitha. Meditimi është thjeshtë fokusimi tek një ide, temë, apo motiv specifik. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por qëllimi është të fokusohesh tek mendja dhe t'i afrohesh ndërgjegjes në një pikë më të mprehtë. Meditimi është mëbyra më e mirë për të përforcuar korteksn perifrontal, dhe të jesh prezent në moment.
7. Ushqimi i duhur
Disa lloj ushqimesh e bëjnë të vështirë që tëmendojmë në një mënyrë logjike dhe koherente për shkak të "turbullirës" që i shkaktojnë trurit. Ushqimet që kanë tej mase kripë, të ëmblat ose përbërësit artificial janë më të prirur ta bëjnë këtë gjë. Më mirë të fokusoheni tek frutat, zarzavatet dhe nushqimet e freskëta. Këto ushqime kanë shumë ushqyes që mund të përdoren nga truri si energji, sidomos kur jeni duke u menduar shumë dhe thellë.
Konkluzione
Pasi të ndiqni këto hapa, mund të shkoni shumë larg, aq sa nuk do ta kishit imagjinuar kurrë. Kjo sepse truri juaj ka shumë energji në dispozicion. Kur truri ka energji të mjaftueshme për të funksionuar, gjërat më të komplikuara duken tejet të thjeshta.
Tags
truri