Loading...

Shkenca beson se Dashuria me Shikim të Parë Ekziston

  Dashuria me shikim të parë, a është e mundur? Është e vërtetë? Të dhënat e fundit shkencore empirike thonë "po".

Ideja është shumë romantike: dy të huaj shohin njëri-tjetrin në një turmë dhe ndjejnë një tërheqje të menjëhershme, një shkëndijë elektrike, dhe befasisht gjejnë dashurinë e jetës dhe s'shohin më prapa. Në një botë ku lidhjet kërkojnë shumë punë që vjen pas shgënjimesh, mohimesh dhe pasigurishë, dashuria me shikim të parë është vërtetë jeshtëzakonisht joshëse.

Njerëzit thonë se ndodh vërtetë. Princi i Britanisë Herri, raporton se e ka përjetuar kur pa për herë të parë Meganin, diçka që e ka deklaruar në një intervistë në BBC. Matt Damon, Portia de Rosi, Belucci dhe një sërë njerëzish të shquar e pohojnë se ekziston vërtetë dashuria me shikim të parë, pasur parasyshë se e kanë përjetuar vetë.

çift duke parë njëri-tjetrin në sy

Shkencëtarët shumë rrallë e kanë studiuar empirikisht dashurinë me shikim të parë, por studime të fundit të kryera në Hollandë ofrojnë të dhëna interesante që e mbështesin këtë fenomen mistik (Zsok, Haucke, De Wit, & Barelds, 2017). Studiuesit u kërkuan afërsisht 400 meshkujve dhe femrave që të plotësonin një letër-analizë rreth partenrëve të tyre potencial, menjëherë pas takimit të parë. Kjo analizë përfshinte edhe marrëveshjen me deklaratën "Po përjetoj dashuri me shikim të parë me këtë person," dhe përshtypjet  se sa joshës ju duk personi dhe se sa pasion ndjenë për të, përfshirë edhe atraksionin seksual. Të dhënat u ndanë në tre kontekste: "online" në laborator (ku u treguan foto të partnerëve potencial), dhe në person (ku individët e panë njëri-tjetrin në sy për herë të parë.

Çfarë mësuan ekzaktësisht studjuesit duke matur në kohë reale dashurinë me shikim të parë?

1. Dashuria me shikim të parë është thjeshtë një kujtesë e anshme. Njerëzit raportojnë vërtetë se kanë përjetuar dashuri me shikim të parë në çastin kur kanë takuar personin tjetër. Është një tërheqje e fortë fillestare që më vonë mund të transformohet në një marrëdhënje. Një argument i kundërt detyrues - që njerëzit kanë kujtesë të njëanshme dhe në thelb krijojnë në çast iluzionin se janë bërë për njëri-tjetrin. Ky është një shpjegim i përafërt për të gjitha rastet e të rënit në dashuri me shikim të parë.

2. Jeni më të prirur të ndjeni dashurinë me shikim të parë me njerëzit e bukur. Në këtë studim, të huajt ishin më të prirur të raportojnë se kanë përjetuar dashuri me shikim të parë me personat e bukur dhe joshës fizikisht. Në fakt shkalla e matjes së atraktivitetit fizik e përdorur nga studiuesit ishte 9 herë më e shpeshtë se sa elementet e tjera, si p.sh., shkëndija e parë e dashurisë, etj.

3. Meshkujt raportojnë më shupesh dashuri me shikim të parë se sa femrat. Për këtë studiuesit nuk janë të sigurtë, por kërkon më shumë studime. Ka të ngjarë që femrat të jenë më pak të prirura ndaj kësaj përvoje sepse janë më shumë përzgjedhëse për personin me të cilin kërkojnë të lidhen. Ndërsa meshkujt, p.sh., e raportojnë këtë përvojë me shumë partnere potenciale...dhe nëse kjo përkthehet në një marrëdhënje, kjo është çështje tjetër.

4. Dashuria me shikim të parë nuk është reciproke. Krahasimi i pjesëmarrësve në studim tregojë se dashuria me shikim të parë është një fenomen tipik i njëanshëm. Që do të thotë se shumë rrallë të dy gjinitë mund të bien në dashuri me shikim të parë. Studiuesit dyshojnë se përvoja intensive e njërit nga partnerët mund të ndihmojë të formësojë arsyetimin e personit tjetër, duke e shtyrë atë të besojë se edhe ai apo ajo ka përjetuar dashurinë me shikim të parë.

5. Dashuria me shikim të parë, nuk është vërtetë "dashuri". Cilësitë e njohura që reflektojnë dashurinë, si intimiteti, angazhimi dhe pasioni, nuk janë të forta në këto çaste fillestare, kur njerëzit thonë se kanë rënë në dashuri me shikim të parë. Të paktën, këto emocione nuk janë përjetuar në të njëjtin nivel si ata njerëz që janë në marrëdhënje të qëndrueshme.

Në përmbledhje të artikullit, mund të themi se shkenca i favorizon romantikët. Dashuria me shikim të parë praktikisht është e përjetuar nga njerëzit, por nuk është aq shumë "dashuri"...por, është një tërheqje e fortë që bën dikë të hapur ndaj mundësive të një marrëdhënjeje potenciale (Zsoks et al., 2017. Dashuria me shikim të parë mund të ndodhë shumë herë, dhe ndoshta në ato raste kur dështon apo nuk përkthehet në marrëdhënje, harrohet. Por kur dashuria me shikim të parë prodhon një marrëdhënje të qëndrueshme, historia bëhet vërtetë mahnitëse./Oculus News

Shkenca beson se Dashuria me Shikim të Parë Ekziston Shkenca beson se Dashuria me Shikim të Parë Ekziston Reviewed by Marion Mardodaj on 2/03/2018 11:40:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.