Në përgjithësi, termi "kotësi mjekësore" aplikohet kur, bazuar në të dhëna shkencore dhe eksperienca profesionale, asnjë trajtim, procedurë apo testim nuk mund të prodhojë dobi ose shërim për pacientin, madje mund të krijojë më shumë vuajtje për të dhe familjen e tij.
Ashtu siç pritet, të diskutosh kotësinë në fund të jetës, është komplekse dhe shkatërruese emocionalisht për pacientët, familjet dhe mjekët. Sepse zakonisht përdoret në mënyrë jo konçize. Universiteti i Mjekësisë së Pensilvanisë në SHBA ka publikuar së fundi një artillu ku këshillon mjekët të jenë të kujdesshëm ndaj përdorimit të gjuhës ndërsa i drejtojnë pacientët dhe familjet drejt vdekjes."Rikonceptualizimi i gjuhës së kotë kërkon më shumë qartësim dhe analizë në mënyrën se si termat e rinj ndikojnë tek pacientët dhe familjet, të cilët bazohen tek mjekët e tyre në fundin e jetës." shkruan autori i artikullit "Fundi i Jetës-Bashkëbisedime të Kota" (End-of-Life Futility Conversations), Dr. Connie M. Ulrigh, publikuar së fundi në revistën shkencore Perspectives in Biology and Medicine.
"Mënyra se si mjekët përdorin fjalët për t'i dhënë kuptim procesit të vdekjes së atyre pacientëve që janë të sëmurë rëndë, mund të jenë një mjet qetësimi që mbahet mend gjatë në mes të mosbesimit dhe pikëllimit, nga shumë njerëz." shkruan Ulrich./Oculus News