Ekspertët argumentojnë se përse Çokollatat nuk duhet të mbahen kurrë në Frigorifer

Vajzë duke ngrënë çokollatë

 Çokollatat nuk duhet të mbahen kurrë në frigorifer - qoftë edhe në ditë të nxehta - paralajmëron një ekspert.

Kjo për shkak se temperaturat e ftohta ia tjetërsojnë shijen çokollatës dhe bën që të absorbojë shije të tjera, shkruan "Mirror."

Luke Owen Smith, i cili është ekspert i ëmbëlsirave dhe zotëron një dyqan "online" çokollatash, sugjeron disa këshilla të dobishme për të dashuruarit pas çokollatave.

Ai thotë se çokollatat e freskëta ia tjetërsojnë shijen dhe i bën të mos lëshojnë elementët joshës të shijes.


"Temperaturat tejet të ulëta ia çrregullojnë shijen çokollatës, njëjtë si temperaturat shumë të larta.

Por si mund të bëjmë që çokollata të mos ngrijë?

Sipas Smith, çokollatat duhet të mbahen në vende të errëta, freskëta dhe të thata - por jo në frigorifer.

Një temperaturë mes 10 dhe 20 gradësh është perfekte për çokollatat.

Por nëse temperaturat brenda shtëpisë kalojnë mbi 28 gradë, atëherë njerëzit kanë mundësinë që t'i ngrijnë, ose rrezikojnë që çokollata të shkrijë.

"Nëse është shumë ngrohtë, atëherë frigoriferi është e vetmja mundësi...por nuk i bën mirë çokollatës, gjithsesi." thotë Smith.

Në mënyrë që çokollatës t'i ruajmë sa të jetë e mundur shijen, duhet t'i mbajmë në një kontenier hermetik në frigorifer, në mënyrë që të mos absorbojë shije dhe erëra të tjera.

Më pas e nxjerrim nga frigoriferi dhe e lëmë në ambjent që të arrijë temperaturën rreth 15 gradë, përpara se ta konsumojmë./Oculus News
Ekspertët argumentojnë se përse Çokollatat nuk duhet të mbahen kurrë në Frigorifer Ekspertët argumentojnë se përse Çokollatat nuk duhet të mbahen kurrë në Frigorifer Reviewed by Marion Mardodaj on 1/27/2018 11:50:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.