"Trupi njeriut ka pesë shqisa: prekjen, nuhatjen, shikimin, shijimin dhe dëgjimin. Por nuk duhen shmangur edhe shqisat e shpirtit: intuiata, paqja, largpamësia, besimi dhe empatia. Ndryshimet mes njerëzve ndodhin për shkak të përdorimit të ndryshëm të këtyre shqisave. Shumica e njerëzve nuk di gjë rreth shqisës së tyre të brendshme, ndërsa të tjerë mbështeten tek shqisat e tyre të brendshme, tamam siç të tjerë mbështeten në shqisat e jashtme." – C. JoyBell C.
Intuita, ose ndjenja e brendshme, është një zë i brendshëm që na psherëtin kur priten telashe gjatë ditës, ose nëse keni marrë vendimin e duhur për diçka që ju ka shqetësuar prej kohësh.
Gjithmonë kur logjika dështon, ndjenat e brendshme janë për të bërë punën e tyre. Dhe çdo herë e bën në mënyrë të pagabueshme. Prandaj Ilirët e lashtë e konsideronin zemrën si ndenjësen e racionalitetit.Kur vjen puna për shenjat e horoskopit, këto 5 shenja kanë vërtetë aftësi në këtë fushë. Ja 5 shenjat më intuitive të horoskopit sipas statistikave.
Ujori
Kjo shenjë ka një lidhje organike dhe natyrale me universin. Frymojnë, ecin, flasin dhe ndjejnë bashkë me universin. Kjo është shenja më intuitive nga të gjitha. Megjithëse vendimet e tyre shpesh janë impulsive, zakonisht janë korrekte dhe të bëra në kohën e përshtatshme. Prandaj kjo shenjë e gjen veten në pjedestalin e jetës më shpesh se shenjat e tjera.
Binjakët
Këta individë që nuk angazhohen, janë shumë të aftë për të njohur lidhjet e forta. Dhe për shkak se e urrejnë konfliktin, do të vraponin nga një situatë në tjetrën nëse ndjejnë ndonjë lloj intensiteti. Intuita e tyre perfekte i bën të njohin njerëzit toksik që në fillim. Prandaj e kanë frikë angazhimin: sepse i dinë mirë që më parë veprimet dhe qëllimet e të tjerëve.
Peshqit
Peshqit janë perfektë kur vjen puna për të formuar lidhje afatgjata. Ndjenjat e tyre të brendshme u mundësojnë të lexojnë mirë njerëzit, prandaj mund të bëjnë lehtësisht miq. Në të njëjtën kohë janë të kujdesshëm ndaj të tjerëve dhe i mbrojnë me fanatizëm emocionet e tyre. Mund ta ndjejnë negativitetin nga kikometra larg dhe përpiqen të qëndrojnë larg njerëzve "helmues". Janë ndjenjat e tyre të brendshme që i ndihmojnë të përzgjedhin gjithmonë shoqërinë e duhur.
Dashi
Janë luftëtarët e horoskopit. Kanë një shqisë të gjashtë të brendshme dhe mund t'i ndjejnë konfliktet dhe konkurrencat në çast. Dhuna e mundshme emocionale ndaj tyre dhe konfliktet mund t'i bëjë vulnerabël që të mashtrohen lehtë. Normalisht mundohen të dalin të "gjallë" dhe padëmtuar ndaj çdo situate, dhe kjo për shkak të intuitës së tyre të fortë. Fatmirësisht, ndjenjat e tyre të brendshme u thonë për qëllimet e të tjerëve, dhe kjo formon gjykimin për ta.
Virgjëresha
Janë perfeksionistët e zodiakut. Natyra fanatike e tyre ndaj estetikës i bën dedektorë natyrorë për të pikasur gabimet dhe të papërkryerën. Ky është rezultat i intuitës së tyre të thellë. Intuita e tyre bie në konflikt me natyrëne racionale që kanë, sepse edhe nëse janë shumë intuitiv, janë një nga shenjat më racionale të zodiakut. Kjo i bën ata censurues dhe redaktorë tepër eficient, sepse janë të aftë të shohin gabime aty ku të tjerët nuk munden./Oculus News