5 mënyra se si Ti e ke Shkelur Ligjin, Sot

Avokate Mirela Biba
Nga Av. Mirela Biba

  Ligji është një lloj rregullatori që në njëfarë mënyre e kontrollon shoqërinë dhe e orienton drejt vlerave më të pranueshme shoqërore të kohës që jetojmë, duke shmangur shkarje apo precipitime të ndryshme të një shoqërie të caktuar në një kontekst të caktuar. 

Por pavarësisht kësaj, ligji shkelet në përditshmëri nga njerëzit, qofshin këta ligjvënës - personalisht preferoj që këtë term ta cilësoj si "ligjbërës" - apo deputetë, gjyqtarë apo prokurorë. "Ligji është si rrjeta e merimangës, e cila ngërthen krijesat e dobëta, ndërsa krijesat e forta e çajnë rrjetën e merimangës." thoshte Francis Bakon. Në këtë sens po paraqes disa mënyra se si gjithkush mund të ketë thyer ligjin, sot.

1. Tejkalimi i shpejtësisë gjatë ngarjes së makinës

Kjo është diçka e zakonshme kur bëhet fjalë për të zbatuar rregulloren rrugore. Mjafton të monitorojmë nivelin e shpejtësisë së makinave që qarkullojnë në superstradën Tiranë-Durrës, ku maksimumi i lejueshëm i shpejtësisë është 90 klm/orë, dhe do konstatonim lehtësisht se si shkelet ligji në këtë aspekt. Një ndër ta mundet të kesh qenë edhe ti, sot.

2. Rinovimi i patentës, koaludimi i makinës

Në të shumtën e rasteve kjo mund të ndodhë për shkak të procedurave burokratike, po të kemi parasyshë rradhët e gjata për të bërë kontrollin e koaludimit të makinës, por edhe rradhët për të rinovuar patentën. Gjatë harkut kohorë të rinovimit, për shkak të arsyeve të ndryshme, ti mund të kesh qarkulluar pa koaludim ose pa patentë, si rezultat ke shkelur ligjin, pavarësisht se je i apo e aftë të ngasësh makinën apo nëse makina jote është në gjendje optimale motorike.

3. Kërcënimi dhe ushtrimi i dhunës fizike dhe psikologjike ndaj gruas, fëmijëve

Statistikat e ushtrimit të dhunës fiziko apo psikologjike ndaj anëtarëve të familjes është në shifra alarmante në Shqipëri aktualisht dhe sa vjen e rritet. Pasur parasyshë që shumë viktima nuk bëjnë denoncim, ka shumë të ngjarë që edhe në këto çaste dikush po kryen një akt të tillë antilogjorë.

4. Ke konsumuar drogë, kokainë, marijuanë

Disa mendojnë që çdo gjë në këtë botë është njëfarë droge, sidomos ata që konsumojnë një lloj droge ilegale; madje shkojnë më tutje duke thënë se alkoli dhe kafeja janë drogëra të legalizuara vetëm me qëllimin për të mbajtur sa më produktiv dhe të çoroditur njerëzit, siç është kafeja, e cila stimulon zgjimin dhe produktivitetin; dhe alkoli, i cili zakonisht konsumohet fundjavave për të bërë që njerëzit edhe atë kohë të lirë që kanë, të hutohen e të mos mendojnë për të ardhmen, të ardhurat, etj., etj., por vetëm të shpenzojnë energji për dikë, të nesërmen në punë. Gjithsesi, nëse ke konsumuar një sasi të caktuar hashashi apo kokaine sot, do të thotë se ke shkelur ligjin.

5. Ke mbajtur armë, qoftë thikë apo pistoletë 

Pasur parasyshë vrasjet apo vetëvrasjet që bëhen për arsye të ndryshme në Shqipëri, dhe mjetet me të cilat kryhen këto vrasje apo vetëvrasje, është fare e qartë dhe e kuptueshme që edhe në këto çaste që po flasim, një sërë njerëzish mund të qarkullojnë lirshëm me armë. Por kjo është ilegale, nëse arma është pa lejen përkatëse./Oculus News

Previous Post Next Post