Loading...

Çfarë thotë shenja e Horoskopit për Shëndetin

Çfarë thotë shenja e Horoskopit për Shëndetin

  Në fakt shkenca dhe astrologjia nuk ngjasojnë shumë, por një sërë njerëzish i besojnë udhëheqjes së yjeve. Në një sondazh të bërë në vitin 2013, rezultoi se rreth 30% e amerikanëve i besonin astrologjisë.

Astrologjia përdor lëvizjen dhe pozicionet e yjeve dhe të objekteve të tjerë qiellorë për të marrë informacione rreth ngjarjeve të jetës, personalitetin njerëzorë, madje edhe për shëndetin e njerëzve.

Dashi

Premisat: koka, truri, fytyra

Dashi dashuron lëvizjen dhe adrenalinën dhe kanë një qëndrim të vendosur dhe kokëfortë. Ndërsa kjo qasje mund t'i çojë larg në jetë, mund t'u shkaktojë gjithashtu dhimbje koke, migrenë madje edhe atak kardiak për shkak të mbistresit të shpeshtë. Dashi ëstë i prirur të punojë shumë për priroritetet që ka duke mos lënë shumë hapësirë për pushim, duke e rritur kështu nivelin e stresit. Megjithëse Dashi nuk ka nevojë shumë për stimulim, duhet të mos harrojë të pushojë që të rimarrë energjitë e shpenzuara.

Demi

Premisat: qafa, veshët, fyti

Për çfarëdolloj arsyeje, duket se Demi ka probleme me alergjitë dhe ftohtin. Kjo shenjë lidhet me fytin dhe pjesët rreth tij, gjë që shkakton një sërë "gërryerjesh" në kordat vokale. Është mirë të konsumoni një çaj bimorë përpara se të flini.

Binjakët

Premisat: mushkëritë, shpatullat, krahët dhe duart

Astrologia e njohur Suzan Gerber në një shkrim të saj thekson se "Binjakët janë shenja që lidhet me shpatullat, duart dhe sistemin nervorë."

Kjo shenjë e energjisë së lartë shkëlqen në komunikim por mund të zhvillojë probleme në këto vende, si të ftohtit, si rezultat i sindromës 'së të menduarit mirë shumë gjatë."

Megjithëse binjakët janë shpesh të gjallë dhe kanë qejf të jenë nën shoqërinë e të tjerëve, e gjithë kjo energji komunikimi e kërkuar për t'u socializuar mund të çojë në çrregullime me ankthin, pagjumësinë dhe të tjera probleme mendore. Binjakët mund të vuajnë nga lodhja dhe dembelizmi nëse nuk mësojnë se si të ekujlibrojnë niveline  tyre të energjive.

Gaforrja

Premisat: kraharori, stomaku

Duke qenë shenjë e ujit, janë shumë të lidhur me emocionet e tyre. Fatkeqësisht ky fiksim pas ndjenjave të tyre mund të çojë shpejt në ankth dhe depresion. Janë gjithashtu të prirur që t'i lehtësojnë emocionet e tyre përmes ushqimit, i cili bën shpesh të shtojnë në peshë dhe t'i çojë në probleme me trejten. Shumë gaforre vuajnë nga stomaku për shkak të kombinimit të ankthit dhe mbingrënjes.

Luani

Premisat: zemra, shpina, kurrizi, gjaku

Si një shenjë e ajrit, është gjithmonë në lëvizje. Nuk dinë të pushojnë, dhe kanë metabolizëm të shpejtë. Fatkeqësisht, kjo mund t'i çojë në probleme me zemrën dhe bllokim të arterieve për shkak të sjelljeve jo të përshtatshme të të ngrënit ndërsa nxitojnë për punën e rradhës. Luanë, gjeni kohë të qetësoheni paksa gjatë ditës, përgatitni ushqime të shëndetshme.

Virgjëreshga

Premisat: Barku, zorrët

Virgjëreshat janë shumë analitik. Si të tilla, mbimendojnë çdo gjë, dhe janë të prirur drejt çrregullimeve me të ngrënit dhe shtimit në peshë për shkak të stresit dhe vlerësimit të ulët që kanë për imazhin e trupit të tyre. Virgjëreshat mund të përfitojnë shumë nga joga dhe meditimi, për t'i mbajtur larg mendimet gërryese.

Peshorja

Premisat: veshkat, lëkura, hormonet e gjendrave të mbiveshkores

Peshorjet, mbajtësit e balancës, shpesh orvaten që të mbajnë nivelin e tyre. Janë të prirur për diarre ose kapsllëk, kur nuk i qëndrojnë besnik dietës, kështu që për Peshoret mund të ndihmojnë ndërgjegjshmëria. Kanë lëkurë të ndjeshme, kështu që duhet të qëndrojnë vazhdimisht të hidratuar, qoftë për mbrojtur lëkurën apo zorrët.

Akrepi

Premisat: fshikëza e urinës, gjenitalet, vezorja, testet

Sipas Suzan Berber, "Akrepi lidhet me riprodhimin dhe eleminimin e organeve. Si një shenjë intensive e ujit, e cila mund të qëndrojë në anën e errët të jetës, gjendja e tyre shpirtërore mund t'u shkaktojë komplekse që lidhen me ciklin menstural, çështjet e tualetit, hormonet dhe diabetin.

Shigjetari

Premisat: legeni, shalët, nervi shijatik, shikimi

Shigjetarët janë argëtues, aventurierë, shoqërues, por lëvizja e vazhdueshme mund t'u shkaktojë probleme. Janë të prirur të kenë probleme me kofshët dhe legenin, duke pasur parasyshë që janë shigjetarë gjysmë nejrëz dhe gjysmë kuaj. Është shenjë e prirur drejt aksidenteve, kështu që kujdes Shigjetarë!

Bricjapi

Premisat: Kockat, dhëmbët, lëkura, kyçet

Bricjapi pëlqen rendin dhe disiplinën, por mund të vuajnë nga stresi dhe tendosja e muskujve. Gjithashtu mund të vuajnë nga kockat dhe kyçet nëse nuk marrin mjaftueshëm kalcium. Kështu që këshilla më e mirë për Bricjapët është të marrin mjaftueshëm kalcium, dhe herë pas here të bëjnë masazhe.

Ujori

Premisat: këmbët poshtë gjurit, kyçet e këmbëve, qarkullimi i gjakut 

Ujorët shpesh ecin në jetë sipas mënyrës së tyre, por kjo mund të vështirësohet për shkak të qarkullimit të dobët dhe problemet me kyçet e këmbëve dhe pjesën e poshtme të këmbëve. Ndoshta stresi i të vepruarit vetëm në jetë mund të çojë në dobësimin e këtyre pjesëve? Kush e di, por jini të ndërgjegjshëm për shëndetin tuaj Ujorë, dhe mos shkoni shumë larg pa pushuar pak.

Peshqit

Premisat: sistemi nervorë, këmbët, pjesa e trurit që njihet si "talamus"

Duke qenë shenjë e ujit, Peshqit lejojnë që të kontrollohen nga emocionet e tyre. Kjo mund t'i çojë në probleme me sistemin nervorë dhe probleme mendore. Gjithashtu kjo shenjë lidhet me këmbët dhe mund të ketë një sërë problemesh në këtë fushë, po ashtu edhe me reflekset. Peshq, bëni kujdes me veten dhe gjeni një vend të shëndetshëm që i përshtatet emocioneve tuaja./Oculus News
Çfarë thotë shenja e Horoskopit për Shëndetin  Çfarë thotë shenja e Horoskopit për Shëndetin Reviewed by Marion Mardodaj on 10/07/2017 03:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.