Jeni në marrëdhënje me një partner që është tejet atraktiv, karizmatik dhe sharmant? Nëse po, jeni me fat!
Por duke pasur parasyshë se është njeri, mund të shqetësoheni herë pas here nëse dikush po mundohet t'ua marrë. Mbi të gjitha, nëse është atraktiv dhe argëtues, ka shumë të ngjarë që të tjerë njerëz të mund të dëshirojnë të futen në thellësi të marrëdhënjes suaj dhe t'ua zaptojnë partnerin aktual. Nëse jeni vërtetë të shqetësuara, atëherë duhet të gjeni arsyen e vërtetë se përse jeni në këtë gjendje.
Nëse marrëdhënja është afatgjatë, mos vallë po ndjeni se partneri kërkon të lëvizë? Apo nëse marrëdhënja është e re, mund të ndjeni se ështëm e brishtë dhe gjithkush mund të hyjë e ta shkundë prej themeleve të brishta. Gjithsesi ekzistojnë disa mënyras për t'u siguruar që asnjëri të mos jua marrë partnerin.1. Mediat sociale
Nëse dikush pëlqen të gjitha postet e tij në Facebook, kjo mund të jetë një shenjë që dikush po përpiqet ta vjedhë atë prej jush. Megjithëse kjo mund të jetë një sjellje miqësore, por kur diksh pëlqen çdo post që partneri juaj publikon, mund të jetë një shenjë që ato të sigurohen që partneri juaj po i kushton më shumë vëmendje atyre se sa ju.
2. Thashetheme rreth jush
Dikush që po mundohet t'ua rrëmbejë partnerin ka shumë të ngjarë të bëjë thashetheme prapa krahëve tuaj. Do sigurohen që të kapin çdo difekt tuajin, sado të vogël, e t'ja tregojnë partnerit.
3. Janë tepër të dashur me të
Dikush që nuk respekton marrëdhënjen tuaj do të bëhet tepër i dashur me partnerin në mënyra që shpesh mund t'ju vënë në siklet. Nëse ky person e prek partnerin tuaj në një pjesë të trupit, apo i jep përqafime të gjata, kjo është një shenjë që po kërkojnë ta marrin atë nga ju.
4. Qesh me çdo gjë që partneri thotë
Edhe nëse e dashuroni partnerin dhe mendoni që ai është njeriu më argëtues mbi tokë, i vetmi person që duhet të qeshë me çdo gjë që partneri thotë, jeni ju. Nëse dikush po vepron sikur partneri tuaj është personi më argëtues në botë, kjo mund të jetë një mënyrë që po mundohen ta lajkatojnë dhe pastaj të vazhdojnë përpara.
5. Shkëmbime të vazhdueshme mesazhesh
Në fakt partneri juaj duhet të inkurajohet të ketë apo të bëjë miq e të komunikojë me ta. Por nëse dikush i dërgon mesazhe partnerit gjatë gjithë natës, atëherë po mendojmë për të më shumë se një mik.
6. Kërkon të kalojë kohë të tepërt me të
Dikush që po përpiqet t'ua vjedhë partnerin do të dojë me çdo mënyrë që të shpenzojë më shumë kohë se sa ju me të. Nëse konstatoni që partneri juaj del vazhdimisht me të njëjtin person ndërsa i telefonini, atëherë është një shenjë përfundimtare se kjo femër po e sheh partnerin tuaj më tepër se një mik të thjeshtë./Oculus News