Me rastin e ditës së trembëdhjetë të artit bashëkohor, promovuar nga "AMACI Associazione dei Musei d'Arte Contemporanea Italiani", Shoqëria e Muzeumeve Italiane të Artit Bashkëkohor, Biblioteka Laudense e Lodit, prezanton “Opus Mixtum”, një ekspozitë vetjake e Dritan Mardodaj.
Lindur në Tiranë më 1983, prej vitesh në Itali, atdheun e tij të dytë, punon me një mori mjetesh ekpsresivë si: fotografi, "readymade", "mixed media", "digital painting", "videoart", "instalcion", performancë.
Nga kjo larmi dhe përzierje mjetesh ekspresive merr shkas edhe titulli i kësaj ekspozite, që konsiston në një sërë veprash të përzgjedhura nga repertori i tij artistik, disa të njohura dhe të tjera të ekspozuara për herë të parë për publikun.Vendodhja dhe orari: Biblioteca Laudense, Via Solferino 72, Lodi.
10 – 26 tetor 2017, e martë – e shtunë / 9:15 – 18:15./Oculus News
Tags
Kulture