1. Të pavendosur
Dobësia më e madhe e Peshores është se janë të pavendosur. Duan të dinë të gjitha faktet rreth një situate dhe pastaj do të ndërmerrnin një vendim. Kur u kërkohet të ndërmarrin një vendim konkret do të hezitonin sepse është tepër e vështirë për ta. Sidoqoftë, kur një Peshore merr një vendim, jini të sigurtë që është vendimi i duhur.
2. Peshoret mund të jenë shumë të vëmendshëm ndonjëherë. Vetëm për faktin që t'i kënaqin të gjithë, do të braktisnin edhe vlerat e tyre. Gjithashtu kanë prirje që të fokusohen më shumë tek të tjerët se sa tek vetja tyre. Arsyeja prapa kësaj është se Peshorja ka frikë se mos çrregullon ekujlibrin.
3. Sipërfaqësorë
Peshoret mund të mahniten nga bukuria dhe mund të hutohen lehtë. Duket se kujdesen shumë për aparencën e tyre dhe i kushtojnë shumë vëmendje bukurisë. Kjo bën që t'i injorojnë cilësitë e bukurisë së brendshme të njerëzve duke i bërë ata sipërfaqësorë. Kjo mund të lidhet me faktin që Peshorja është shenjë e ajrit. Mund të qëndrojnë objektiv pa u ngërthyer nga emocionet e forta.
4. Të ndikueshëm
Peshoret mund të ndikohen lehtë nga pikëpamjet e të tjerëve. Ndonjëherë mund të duken mosbesues sepse mbajtja e premtimeve nuk është një nga pikat e tyre të forta. Janë gjithashtu të prirur të ndryshojnë mendje shpesh.
5. Introvert
Zakonisht mblidhen me një grup njerëzish dhe dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Po aq sa u pëlqejnë bisedad intelektuale, ndonjëherë mund të jenë krejtësisht të heshtur dhe të turpshëm në orvajtjen e angazhimit në biseda. Pavarësisht natyrës së tyre introverte, mund të jenë debatues të shkëlqyer. Mund të kenë personalitete kontradiktore.
6. Nën presion
Kanë natyrë shumë hezituese kur vjen puna e marrjes së vendimeve, gjëja më e keqe që mund t'u ndodhë është kur ndihen nën presion në kohën e marrjes së vendimeve. Urrejnë kur u kërkon të veprojnë shpejt. I bën të ndihen nën presion. Duan të kenë kohën e tyre që të vijnë me një vendim, sepse do ndihen të lodhur emocionelisht nëse ndodh ndryshe.
7. Vetë-kënaqës
Jo vetëm që pëlqejnë të bukurën por adhurojnë çdo gjë me stil të lartë. Kanë dëshirë të madhe për komformitet material dhe nuk u bëhet vonë nëse shpenzojnë shuma të mëdha parashë për t'u rrethuar nga gjërat e bukura, edhe nëse janë të panevojshme. U pëlqen ta llastojnë veten.
8. Manipulues
Shumë njerëz të Peshores janë manipulativ për të mirën e vetë tyre. Janë joshës dhe kanë një mënyrë tërheqëse për të marrë nga të tjerët dhe dinë se si të bëhen me anën e mirë të njerëzve. Janë të aftë që të gjejnë shpejt pikat e dobta të njerëzve në mënyrë që t'i manipulojnë. Femrat peshore janë të famshme për trajtat e tyre të personalitetit.
Shih po ashtu: Trajtat Pozitive për çdo Shenjë të Horoskopit
9. Me dy fytyra
Kanë karakter dy fytyrësh. Pesimizmi dhe optimizmi janë njëjtë të spikatur tek ta. Mund të duken të kënaqshëm dhe të lumtur por në fakt mund të jenë krejtësisht inaktiv dhe të depresuar. Peshoret mund të jenë plot kontradikta.
10. Të paparashikueshëm
Duke qenë shenjë e ajrit, nuk përbën çudi fakti që peshoret janë kaq të paparashikueshëm në ndryshimin e drejtimeve. Shpesh mund të jenë tepër të paparashikueshëm në veprimet e tyre. Mund të qëllojë që në një çast të jenë tepër aktivë dhe të dhënë dhe në çastin tjetër të jenë krejtësisht inaktiv.
Kliko për më tej: DASHI - DEMI - BINJAKËT - GAFORRJA - LUANI - VIRGJËRESHA - PESHORJA - AKREPI - SHIGJETARI - BRICJAPI - UJORI - PESHQIT
Tags
Horoskopi