Loading...

10 Karakteristikat negative të Demit

10 Karakteristikat negative të Demit

1. Pronorë
Një nga trajtat negative të Demit është se mund të jenë shumë pronorë dhe xhelozë. Demi ka nevojë për siguri dhe stabilitet në marrëdhënje, dhe kështu posesioni është më pak i rëndësishëm për ata që janë në marrëdhënje afatgjata. Demi mund të formojë lehtësisht afeksion për gjërat e njerëzve të tjerë. Me cilësitë pozitive në zemrën e tyr,e Demat mund ta tejkalojë këtë trajtë negative.

2. Materialistë
Demi i dashuron gjërat materiale, u pëlqen të blejnë gjëra, ushqim dhe të tjera gjëra materiale. U pëlqen rehatia dhe plotësimi i tekave, qoftë një gotë verë e mirë apo momente të veçanta. Janë të prirur të jenë shumë materialistë. Horoskopi i këshillon të kenë një qasje më të ndriçuar në jetë.

3. Kokëfortë
Është e vështirë të thuash se cila shenjë e zodiakut është më kokëfortë se Demi. Mund të jetë tmerrësisht kokëfortë. Kjo është një nga pikat e dobëta të kësaj shenje. Është e vështirë t'i bësh të ndryshojnë mendje kur kanë themeluar bindjen e tyre.

4. Përtacë
Jo në pak raste Demi mund të kalojë në dembelizëm, kryesisht kur duhet të ndjekin urdhëra. Do të donin që të mos lëviznin as gishtin, derisa nuk janë të motivuar. Demi shpesh e vlerëson më tepër seç duhet kohën e lirë.

5. Jo fleksibël
Demi nuk është shenja që i mirëpret ndryshimet krahëhapur. Madje kjo gjë i nervozon ata, pasi shpesh kanë frikë nga përvojat e panjohura. Demi duhet të jetë më fleksibël dhe ka nevojë për imagjinatë që të mund të mendojë kretivisht.

6. Vetë-kënaqës
Për shkak se janë të orientuar në qëllime, Demi mund të jetë vetë-përmbushës dhe injoron emocionet e të tjerëve. Janë të prirur të jetojnë në mbretërinë e ndjenjave dhe sensacioneve të tyre. Kjo është dobiprurëse për ta që të kontrollojnë oreksin dhe pasionet e tyre.

7. Të ndjeshëm
Demët duken të afrët dhe mbrojtës dhe janë edhe shumë të ndjeshëm. Kur gjërat shkojnë keq ata lëndohen lehtë. Mundohen ta fshehin anën e ndjeshme dhe shmangin të flasin për emocionet.

8. Shumë të kujdesshëm
Një nga karakteristikat e Demit është se ata kurrë nuk ndërmarrin riskqe të panevojshme. Duke qenë një shenjë e tokës, kjo është e kuptueshme. Zakonisht Demi është me "katër" këmbë në tokë. Kujdesia e tepërt e tyre mund t'i marrë kohë nga jeta e tyre dhe të tjerëve u duket e mërzitshme. Siguria dhe stabiliteti është thelbi i të lindurve të kësaj shenje.

9. Vendimmarrës të ngadaltë
Për shkak të qasjes së tyre tepër të kujdesshme dhe mënyrës praktike të të mednuarit, Demit i duhet shumë kohë që të marrë një vendim. Kryesisht kur bëhet fjalë për marrëdhënjet romantike. Përpiqen të eliminojnë çdo mundësi zhgënjimi dhe e menduara e tyre është shumë praktike. Ky është një aset i çmuar në jetën e biznesit. Jini të sigurtë që zgjedhjet e një Demi do jenë të shkëlqyeshme.

10. Ekstremisht praktikë
Qajsa e tyre tepër praktike në jetë është ajo që i tërheq të tjerët tek kjo shenjë. Duke qenë shenja e tokës, Demi është gjithmonë shumë i ndjeshëm për të shmangur risqet e panevojshme. Të qenit shumë praktikë mund të jetë e tepërt, pasi ndonjëherë duhet të ëndërrojmë e të largohemi nga realiteti. Të vlerësuarit e bukurisë përtej materiales, është diçka tepër pozitive.

Kliko për më tejDEMI - BINJAKËT - GAFORRJA - LUANI - VIRGJËRESHA - PESHORJA - AKREPI - SHIGJETARI - BRICJAPI - UJORI - PESHQIT

10 Karakteristikat negative të Demit 10 Karakteristikat negative të Demit Reviewed by Marion Mardodaj on 7/01/2017 10:18:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.