10 Karakteristikat negative të Shigjetarit


1. Pa takt
 Shigjetari njihet si mendjehapur dhe i ndershëm, flasin gjithmonë sipas mendjes së tyre dhe nuk kthejnë mbrapsht. Kjo mund të jetë diçka e mrekullueshme kur kërkon një opinion të drejtë. Por Shigjetari mund të jetë shumë i ashpër dhe brutal deri në atë pikë sa lëndon të tjerët. Duhet të mësojnë si të jenë më me takt.

2. I dinë të gjitha
Kanë etje të madhe për njohuri dhe pëlqejnë që njohuritë t'i ndajnë me njerëzit. Janë si një enciklopedi në ecje. Shpesh mund të veprojnë me zgjuarsi ose mund të bëhen shumë të obsesuar me veten, karakteristikë jo e mirë për Shigjetarin.

3. Mërziten lehtë
Si shenjë e zjarrit janë plot energji dhe janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re, të aventurave të reja. Pëlqejnë ndryshimet dhe është e vështirë për ta të qëndrojnë në një vend për shumë kohë. Mund të mërziten shpejt dhe fillojnë të ndjekin një rrugë tjetër. Mërzija është armiku tyre, i bën të luhatshëm në humor dhe nevrikosur.

4. Mos angazhimi
Gjëja më e rëndësishme për një shigjetarë është liria. Çdo lloj kufizimi mund t'i frustrojë. Nuk u pëlqen angazhimi por mund të jenë të dashur dhe miq besnikë. Thjeshtë kërkojnë hapësirën e tyre në një marrëdhënje.

5. Të pa durueshëm
Njerëzit e shenjës së zjarrit takonisht janë të padurueshëm dhe nervozë. Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë. Vazhdojnë me projektin e rradhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.

6. Të paparashikueshëm
Janë të ndryshueshëm dhe të paparashikueshëm. Niveli i lartë i energjive të tyre i bën që të eksplorojnë botën dhe të hidhen në projektin tjetër. Janë të paparashikueshëm me veprimet e tyre. Nuk janë të mirë me planifikimet dhe zakonisht veprojnë pa u menduar më parë.

7. Kontradiktor
Për shkak se janë në kërkim të shumë gjërave, gjithmonë në kërkim të diçkaje stimuluese, Shigjetarët mund të jenë kontradiktorë. Për shkak të personalitetit të tyre bëhen më pak eficient se sa mund të kenë mundësi. E kanë ekstremisht të vështirë të bëjnë një performancë të qëndrueshme.

8. Me vetbesim të lartë
Njerëzit e kësaj shenje kanë gjithmonë besim të lartë në vetvete, ndonjëherë më shumë seç duhet, në masën e të qenit arrogant. Kanë tendencë të besojnë se kanë gjithmonë të drejtë, dhe këtu përfundojnë duke bërë shumë gabime. Nuk u pëlqen të kritikohen.

Shih po ashtu: Trajtat Pozitive për çdo Shenjë të Horoskopit

9. Sipërfaqësorë
Bukuria e jashtme do të thotë shumë për Shigjetarët dhe shpesh nuk kanë shumë durim të shohin së brendshmi. Janë të interesuar në shumë gjëra por shpesh nuk mund të përqendrohen në shumë gjëra njëkohësisht pasi nuk janë të mirë në kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht.

10. Të shkujdesur
Kjo karakteristikë ndoshta është e vetmja për të cilën Shigjetarët kritikohen nga të gjithë. Janë të prirur t'i marrin gjërat lehtë. Kjo qasje mund t'u shkaktojë probleme në çdo sferë të jetës, kryesisht në jetën romantike të tyre. Në kohë të caktuara mund të duken jo emocional dhe të ftohtë.

Kliko për më tej: DASHI DEMI - BINJAKËT - GAFORRJA - LUANI - VIRGJËRESHA - PESHORJA - AKREPI - SHIGJETARI - BRICJAPI - UJORI - PESHQIT
Previous Post Next Post