10 Karakteristikat negative të Peshqve

10 Karakteristikat negative të Peshqve

1. Shmangja e konfliktit
Nëse ekziston diçka që peshqit urrejnë është shmangja e konflikteve. E urrejnë përballjen dhe nuk kanë natyrë luftarake. Në vend që të thonë çfarë kanë në zemër, thjeshtë i shmangin konfliktet dhe arratisen në botën e tyre imagjinare.

2. Të pavendosur
Duke qenë shenjë e ujit, Peshqit shpesh shkojnë me rrymën. Janë të pavendosur dhe nuk dinë çfarë duan. Arrijnë në gjendjen e të kërkuarit dhe nëse nuk marrin një vendim, zhgënjehen. Në marrëdhënje kërkojnë një partner dominant që i mban me këmbë në tokë.

3. Zbavitës
Jetojnë në botën e tyre imagjinare. Janë ëndërrimtarët më të mëdhenj të horoskopit. Kur diçka nuk shkon siç duhet, kthehen në botën e tyre ëndërrimtare për t'i ikur realitetit. Kur parsonaliteti i Peshqve kalon në negativitet, janë të prirur të abuzojnë dhe nuk duan të përballen me të vërtetën.

4. Kanë nivel të ulët vetëvlerësimi
Pavarësisht resurseve dhe talenteve që kanë, janë të prirur të kenë vetëvlerësim të ulët, diçka që i pengon në rrugën e tyre. Duhet të mos ndjehen keq me veten dhe të pushojnë së pasuri dyshime tek vetvetja nëse duan të jenë të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.

5. Pa kufij
Janë bujarë dhe të dhembshur deri në pikën e vetëmohimit. Janë shumë zemërdhembsur dhe të prirur të vuajnë me të tjerët. Duhet të mësojnë që të krijojnë kufij personal në mënyrë që të dinë çfarë ndjejnë.

6. Leshko
Shpesh e gjejnë veten në një situatë ku të tjerët përfitojnë sepse janë shumë bujarë dhe kuptues me çdo njeri. Mund të ndikohen lehtë nga të tjerët.

7. Të veçuar
Peshqit mund të fokusohen aq shumë në botën e tyre të brendshme në jetë sa që duken si të veçuar. Paqja dhe harmonia janë shumë të rëndësishme për peshqit, sa që mund të fokusohen krejtësisht së brendshmi e të jetojnë jetën sipas mënyrës së tyre.

8. Të ndruajtur
Mund të jenë një nga shenjat më të qeta të horoskopit. Mund të jenë aq të ndruajtur në mënyrën e tyre, sa që kjo do t'i shpiente drejt keqtrajtimit apo tradhtisë nga të tjerët. Janë shumë tolerantë dhe zemërbutë, dhe duhet të mësojnë të qëndrojnë me këmbët e tyre.

Shih po ashtu: Trajtat Pozitive për çdo Shenjë të Horoskopit

9. Mbi-ndjeshëm
Nëse i pyet, shumica e njerëzve do të thonin se mbindjeshmëria është një nga trajtat më irrituese të peshqeve. Mund të lëndohen lehtë dhe ta ekzagjerojnë rëndësinë e çdo gjëje. Për shkak të personalitetit të tyre shumë sensibël, çdo gjë e mbajnë në zemër. Çdo gjë ndikon thellë tek ta.

10. Dembelë
Mund të jenë dembelë, por vetëm për gjërat që nuk kanë rëndësi për ta. Në këtë rast entuziazmi i tyre është jetëshkurtër dhe niveli i tyre i energjive zgjat për kohë të shkurtër. Duhet të besojnë tek kauza e punës së tyre në mënyrë që të ndihen të motivuar, dhe do punojnë shumë për të.

Kliko për më tej: DASHI DEMI - BINJAKËT - GAFORRJA - LUANI - VIRGJËRESHA - PESHORJA - AKREPI - SHIGJETARI - BRICJAPI - UJORI - PESHQIT
Previous Post Next Post