Loading...

Momentet kur vetëm një votë ndryshoi gjithçka - edhe historinë e njerëzimit

 Shpesh dëgjojnë se çdo votë ka rëndësi, por jo të gjithë e marrin seriozisht këtë mesazh. Mesazhi i vërtetë prapa kësaj fraze qëndron se nëse mendojmë të gjithë se "një votë nuk do bëjë diferencën," rezultatet mund të ndryshojnë krejtësisht. 

Në fakt ekzistojnë shumë histori kur rezultati ka ndryshuar për një votë të vetme. Zakonisht këto histori shërbejnë si përralla paralajmëruese, por jo të gjitha janë të pavërteta. Në vijim po paraqesim disa shembuj kur një votë e vetme ka qenë aq e fuqishme, sa që ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

1. Fleta e votimit me penis të pikturuar
Në zgjedhjet e vitit 2013 në Carinthia të Austrisë, partia Zukunft Ostrerreich (BZO) u ankua egërsisht për rezultatin e zgjedhjeve ndaj Partisë së Gjelbërt. Humbën për vetëm një votë. Një gjë shkatërruese.

Si në çdo rast, fleta e votimit që fitoi zgjedhjet nuk u bë kurrë publike. Por raporte nga njerëzit që kishin numëruar votat dhe e panë, thonë se vota vendimtare për të gjelbërit kishte të pikturuar një penis, në vend të shenjës "V" apo qarkimit të partisë.

Ndërsa shumë shtete mund ta konsideronin këtë votë të pavlefshme, zyrtarët austriakë e konsideruan të vlefshme, sepse piktura ishte bërë tejet mjeshtërisht.

Një rast i ngjashëm ndodhi në Britani në vitin 2015, ku një votues vizatoi një penis në krah të kandidatit të Partisë Konservatore Gly Davies, si një akt proteste. Megjithëse në këtë rast nuk bëhej fjalë për një votë, Davies e falenderoi përzemërsisht këtë votues.

2. "Lumi i votave"
Të humbasësh për një votë është një përvojë e hidhur, por të fitosh për një votë, do ishte fantastike. Sigurisht që teknikisht do ishte më mirë të fitosh me numër të madh votash, por kënaqësia që vjen nga të fituarit me një votë të vetme është më e madhe për momentin.

Në vitin 1839, Marcus Morton fitoi për udheheqjen e Masaçusasit me vetëm një votë më shumë - me një total prej 51,034 votash. Sërish fitoi me një votë pas tre vjetësh. Këto dy fitore bënë që atij t'i vihej pseudonimin Marcus "Lumi i votave" Morton.

3. Ekzistenca e Zanzibarit
Në vitin 1961, Zanzibari u shokua nga zgjedhjet që përcatuan ekzistencën e vetë këtij shteti. Si në shumë vende, Zanzibari ishte çliruar nga kolonizimi i britanikëve dhe kaloi nën pushtetin arab. Pas një puçi shteti kundër sulltanit, zgjedhjet e vitit 1961 vendosën nëse ky vend do të çimentonte pushtetin arab apo të merrte rrugën nacionaliste.

U duk sikur partia Nacionaliste e Zanzibarit do të dominonte zgjedhjet, siç kishin bërë për shumë vite. Megjithëse kjo parti fitoi më shumë zgjedhës duke siguruar 9 nga 22 vendet në parlament, partia rrebele Afro-Shirazi e ndryshoi kursin e historisë kur fitoi qytetin Çaka-Çaka me vetëm një votë (1,538 - 1537), duke fituar kështu 10 vende.

Praktikisht të dy partitë formuan koalicionin qeveritarë. Më vonë, vendosën që të shkrihen me Tannganikën për të formuar Tanzaninë.

4. Ngritja e Margaret Theçerit
Një nga figurat më kontraverse të Britanisë ishte Margaret Theçer. Ishte një lidere e fortë që fitoi respektin për vete dhe popullin e saj në mbarë botën duke mbrojtur me sukses ishujt Falkland nga invazioni argjentinas.

Nga ana tjetër ajo shihej si një elitiste që rriti pabarazinë mes shtresave shoqërore. Ia doli të xhindosë Unionistët dhe Republikanët në Islandën Veriore, dy grupe politike që nuk ishin dakord në asgjë me të.

Vite më vonë, vërehet se shumë politika të Theçerit funksionuan. Sidoqoftë, pavarësisht nëse jeni apo jo dakord me politikat "Theçeriane", vlen të theksohet se ajo nuk do bëhej kurrë kryeministre e Britanisë së Madhe po të mos qe për një votë të vetme parlamentare.

Në vitin 1979, Theçeri, liderja e partisë opozitare bëri një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit laburist James Callaghan. Mocioni kaloi për një votë (311 -310), pjesa tjetër është histori.

5. Disidenti i Hitlerit
Kur diskutohet për rëndësinë e një vote të vetme, një legjendë urbane thotë se Adolf Hitleri u zgjodh si lider i partisë naziste me vetëm një votë më shumë. Sa ndryshe do ishte bota, nëse një njeri do të ndryshonte mendje!

Në fakt ndodhi e kundërta, shumë anëtarë të Partisë Naziste mendonin që Hitleri ishte shumë ambicioz dhe u munduan të limitojnë fuqinë e tij. Por kur ai u mundua të largohej për shkak të kësaj, anëtarët e partisë u alarmuan se po humbisnin njërin nga anëtarët më influencues.

Si rezultat, Hitleri u rikthye më një sërë kërkesash të reja që i dhanë atij edhe më shumë fuqi. Nga 554 anëtarë me të drejtë vote, vetëm njëri votoi kundër kërkesave të reja të Hitlerit./Oculus News

Momentet kur vetëm një votë ndryshoi gjithçka - edhe historinë e njerëzimit Momentet kur vetëm një votë ndryshoi gjithçka - edhe historinë e njerëzimit Reviewed by Marion Mardodaj on 6/14/2017 10:24:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.