Njerëzit më të zgjuar në çdo fushë të jetës ngjajnë me "budallenjtë" e jetës së përditshme: janë të çuditshëm, të pazakontë, kanë sjellje dhe aftësi të çoroditura, madje edhe mund të flasin ndryshe.
Sidoqoftë, ekzistojnë një sërë shpjegimesh se përse njerëzit me inteligjencë të lartë janë të habitshëm:
1. Janë vazhdimisht të shqetësuarNjë sërë studimesh kanë analizuar marrëdhënjen mes shqetësimit dhe inteligjencës dhe shumica e tyre konkluduan se këto elementë kanë lidhje me njërti-tjetrin. Një teori që shpjegon këtë trend thekson se mendjet me performancë të lartë janë vazhdimisht në rivlerësim të informacionit duke e ekzaminuar atë nga pikëpamje të ndryshme, me informacione të reja ndërsa koha kalon. Kjo lloj sjelljeje çon në shqetësime të vazhdueshme më të mëdha.
2. Janë të prirur të abuzojnë
Ekziston prej kohësh një mendim i shumëpranuar që i lidh gjenitë me substancat abuzuese. Ekzistojnë shumë raste kur gjenitë e artit kanë vdekur të rinj për shkak të abuzimit me drogërat. Miti është i rrënjosur në shkencë: Njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të prirur të abuzojnë me alkoolin.
Një hipotezë thekson se njerëzit me koeficient të lartë inteligjence janë më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Studiuesit theksojnë gjithashtu se izolimi nga shoqëria i njerëzve me inteligjencë të lartë përbën një faktor në eksperimentimin me drogërave dhe alkoolin. Sido që të jetë, lidhja e gjenive me abuzimin me drogërat është një fenomen i dokumentuar.
3. Betohen pafundësisht
Të betuarit mund të lidhet me një mungesë të shprehive "intelektuale", për arsye të ndryshme, por studimet e fundit tregojnë se një përsëritje shumëngjyrëshe fjalësh që "lidhen" me betimin tregon inteligjencë të lartë. Shpjegimi për këtë është fare i thjeshtë: Studimet tregojnë se njerëzit me inteligjentë të lartë kanë kalitur tërësisht gjuhën e tyre me fjalët e mira dhe të këqija, në mënyrë që të komunikojnë me intensitet të lartë.
Në fakt disa filozofë kanë shpenzuar shumë kohë dhe mundime për të përkufizuar përdorimet e ndryshme të fjalëve tabu, për t'i klasifikuar ato në fjalë poetike që lidhen me emocionet dhe fjalët që lidhen me kërcënimet. Sigurisht që një inteligjencë e lartë nuk e përligj fanatizmin apo mizorinë, por të betuarit mundet që shpesh të jetë imagjinarë dhe brilant.
4. Janë të pafe
Njerëzit inteligjent janë të pafe...ose ka shumë të ngjarë të jenë ateistë. Ky pohim është i studiuar. Disa akademikë pohojnë se studimet thonë që koeficienti i lartë i inteligjencës lidhet me besim të pakët në fe. Të tjerë theksojnë se ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të përcaktojnë një besim të tillë.
Gjithsesi shumica e komunitetit të shkencëtarëve bien dakord që inteligjenca e lartë lidhet me dëshirën për të vënë në pikëpyetje intuitën dhe shembujt. Kjo bën që dikush të jetë më skeptik ndaj fesë.
5. Janë të errët
Nëse ju vjen për të qeshur nga "shakaktë e sëmura" atëherë ka shumë mundësi të keni koeficient të lartë inteligjence. Në një studim psikologjik të ndërmarrë mbi këtë temë, anëtarët të cilët treguan nivel të lartë vlerësimi ndaj "humorit të sëmurë" rezultuan gjithashtu me nivel të lartë të koeficientit të inteligjencës dhe ishin më të mirëedukuar.
Interesant paraqitet fakti se ky grup shënoi gjithashtu nivelin më të ulët të vlerësimit ndaj agresivitetit. Një teori prapa këtyre gjetjeve thekson se humori është një mënyrë e mirë për të çliruar stresin.
6. Nuk e kanë problem kur falimentojnë
Studimet tregojnë se njerëzit më të zgjuar mësojnë edhe nga gabimet edhe nga sukseset, diçka shumë e rëndësishme për të mësuar vazhdimisht. Nga ana tjetër, njerëzit me inteligjencë të ulët mësojnë më shumë nga sukseset.
Të zgjedhës për t'u fokusuar vetëm tek suksesi kur janë bërë gabime, kjo ka shumë pak të ngjarë të çoi në një rritje të qëndrueshme. Ka më pak për të mësuar nga suksesi se sa nga analizimi i kontekstit të gabimeve të bëra. Kjo është diçka që mendjet inteligjente e kuptojnë instiktivisht.
7. Janë vetmitarë
Mendoni pak për kohët e lashta. Shoqëritë tradicionale duhej të ishin bashkëpunuese dhe sociale që të mbijetonin. Bota sipërfaqësore ka ndryshuar, por jemi sërish të njëjtat specie që priremi drejt situatave shoqërore. Studiuesit e quajnë këtë "teoria savana e lumturisë", që do të thotë se lumturia jonë moderne ndikohet nga historia jonë evolucionare.
Ndërsa studimet thonë se socializimi me miqtë lidhet me nivel të lartë të kënaqësisë në jetë për të shumtën e njerëzve, e kundërta ndodh me njerëzit ekstremisht inteligjent. Mendoni një njeri super të zgjuar, si një luan në savana: i lumtur dhe i vetmuar - ndoshta është më mirë të lihet ashtu.
8. Qëndrojnë gjithmonë zgjuar
Studime të shoqërive tradicionale tregojnë shumë pak rreth faktit që njerëzit e lashtë nuk qëndronin shumë natën. Sigurisht që ka një arsye për këtë pasi atëherë nuk kishte dritë artificiale dhe kështu që nuk kishin nevojë të qëndronin natën kur nuk ekzistonte punë për të bërë. Por që nga shpikja e elektricitetit, kjo gjë ka ndryshuar.
Studimet thonë që njerëzit më inteligjent nxjerrin në pah karakteristika që shkojnë kundër evolucionit, që do të thotë se inteligjenca e lartë lidhet me një instikt të çuditshëm. Kjo është vërtetuar në kohë të vështira, kur njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të prirur të qëndrojnë vonë natën. Madje kjo fillon që në moshë të hershme: fëmijët që qëndrojnë shumë natën janë më të prirur që kur të rriten të kenë inteligjencë të lartë./Oculus News
Tags
psikologji