Mendohej se vdekja ishte fundi i ekzistencës materiale njerëzore. Ndërsa shkencëtarët e "Bioquark" besojnë se vdekja është e kthyeshme dhe se është e mundur që shkencëtarët të kthejnë në jetë një person që ka vdekur disa çaste më parë.
Në muajt në vijim këta shkencëtarë do nisin të testojnë ringjalljen e qelizave të vdekura tek individët e vdekur. Nëse këto teste do rezultojnë të suksesshme, muajt në vijim kompania amerikane "Bioquark" do të nxjerrë në treg vaksinën përkatëse.
Ekzistenca e shpirtit dhe jeta e përtejmëe mund t'u duket konfrontuese atyre që besojnë thellë, por shkencëtarë si Ira Pastor dhe të tjerë shkencëtarë të Bioquark mendojnë ndryshe. Për ta është e mundur që të ngjallen njerëzit e vdekur përmes rigjenerimit të qelizave burimore. Misteri i koshiencës njerëzore vazhdon të habisë shumë njerëz. Ekziston shpirti? Është mendja e ndarë nga materia? Këto pyetje përfundimisht do gjejnë përgjigje muajt në vijim.Duket se Ira nuk do ta mbajnë sekret këtë eksperiment. Vitin e fundit ata deklaruan se rigjenerimi i qelizave burimore mund të ndihmonte njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore.
Shumë njerëz besojnë se ky eksperiment mund të çojë në apokalipsin "zombi". Gjithsesi mbetet për t'u parë se si do shkojë eksperimenti i Ira's./Oculus News
Tags
Shkencë