Mënyra se si Alienët e Avancuar mund të na dërgojnë mesazhe

Mënyra se si Alienët e Avancuar mund të na dërgojnë mesazhe

 Njerëzimi mund të kontaktohet në çdo moment nga forma të ndryshme jete, larg planetit tonë. Pasur parasyshë zhvillimin e skajshëm të teknologjisë 100 vitet e fundit ekziston një mundësi e mirë që alienët të jenë përshtatur me kulturën e udhëtimit në hapësirë disa qindra vjet më parë se ne dhe të jenë paimagjinueshmërisht më të avancuar se ne teknologjikisht.

Megjithëse ne praktikisht keni mënyra të ndryshme të transmetimit të mesazhit në kozmos. Kështu që nëse alienët duan të komunikojnë me ne, ja disa mënyra se si mund ta bëjnë një gjë të tillë:

1. Ligjet e ndryshueshme të fizikës
Kur shohim në kozmos, pretendojnë se funksionojnë të njëjtat ligje të fizikës që ne njohim dhe që janë të pandryshueshme. Ne besojnë se kjo është e vërtetë. Po sikur të mos jetë kështu?

Alienët e avancuar mundet që pabesueshmërisht të manipulojnë ligjet e fizikës në mënyrë që metodat e tyre të funksionojnë. Ose mund të sinjalizojnë prezencën e tyre duke ndryshuar gjërat, si për shembull ngarkesa e elektronit.

Kur kontrollon ligjet e fizikës, në thelb kontrollon çdo gjë. Truri ynë prej tokësori zor se i kupton tërësisht ato pjesë të universit që njeh, kështu që kjo pjesë e teknologjisë mund t'i "eksplodojë" mendjet tona.

Alienët thjeshtë mund të fshijnë gjëra të mëdha nga ekzistenca në mënyra të ndryshme. Në vend që të na shkatërrojnë nga universi me anë të bombave, ata thjeshtë mund të eliminojnë aftësinë tonë për të ekzustuar. Mbi të gjitha, ata kontrollojnë ligjet e fizikës.

2. Vrimat e krimbave
Praktikisht ne nuk e dimë nëse vrimat e krimbave bëhen të mundura fizikisht. Nëse qëllon të jenë të mundura, nuk njohim një mënyrë natyrale për të bërë një vrimë të tillë.

Në këtë pikë gjërat bëhen vërtetë të çuditshme. Mbase alienët mund të bëjnë një vrimë krimbi diku afër me një stil ndër-yjorë, dhe ta përdorin atë për të dërguar në gjëra fizike duke u mbështetur në valët e radios apo diçka të tillë.

Mbase mund ta përdorin vrimën e krimbave për të dërguar mesazhe në anijen e tyre kozmike për të kontaktuar. Duke mbledhur të gjitha informacionet e materialeve të tokës dhe praktikisht duke shuar ekzistencën tonë.

3. Duke luajtur me kozmosin
Një civilizmi miliona vjet më i avancuar se ne mund të kontrollojë fare lehtë objektet yjore të galaktikës së saj. Kështu që alienën mund të bëjnë çrregullime të yjeve të afërt me tokën për të tërhequr vëmendjen tonë. Të përshejtojnë gjërat me shpejtësinë e dritës, pastaj t'i ngadalësojnë dhe të bëjnë sërish dhe sërish të njëjtën gjë. Praktikisht dikush duhet ta vërë re.

Energjia për ta bërë këtë mund të jetë marramendëse, dhe teknologjia për të bërë një gjë të tillë mund të imagjinohet vetëm në fantashkencë.

Çdo natë astronomët shohin në univers për të pikasur ndonjë gjë jo të zakonshme, dhe kjo do ishte një mënyrë e mirë për të pasur vëmendjen tonë.

4. Të na bombardojnë me anë të grimcave me energji të lartë
Toka thith tonelata rrezatime çdo ditë. Por nëse alienët mund të rrisnin këtë sasi apo ta ndryshojnë për të na dërguar mesazhe, sigurisht që do ishim në gjendje t'i pikasnim.

Mund të na dërgojnë valë kozmike me energji të lartë, aq shumë sa kjo të rrisë ekspozimin tonë ndaj radiacionit dhe sigurisht që shkencëtarët do ta vinin re një gjë të tillë.

Sigurisht që ky nuk do ishte opsioni më i mirë, por alienët e avancuar nuk do ta vrisnin mendjen për integritetin biologjik të disa miljardë njerëzve.

5. Valët gravitative
Njerëzimi ka zhvilluar aftësinë për të pikasur valët gravitative. Në vitin 2015, shkencëtarët e Laser Interferometer Gravitational-Vace Observatori në SHBA bënë me dije se kishin zbuluar plluquritje në "fabrikën" e kohës dhe hapësirës, duke bërë kështu që njerëzimi të zbulojë për herë të parë këto valë.

Kështu që një civilizim i avancuar alienësh mundet thjeshtë të luajë me disa neutrone yjesh në një mënyrë që i dërgon dedektorëve tanë sinjale të qarta inteligjente. Mund të kontrollojnë frekuencën dhe amplitudën e këtyre valëve për të na dërguar mesazhe.

Sigurisht që kjo kërkon teknologji të pabesueshme, por duhet theksuar se dedektorët tanë mund t'i pikasin këto valë edhe sikur të jenë miljarda vjet dritë larg, kështu që alienët që e bëjnë këtë mund të pikasen.

Në realitetin e universit këto çrregullime janë të vogla, duke ndryshuar distancën mes gjërave me më pak se diametri i një protoni. Por nëse alienët do të donin vërtetë të kishin vëmendjen tonë, mund t'i përshkallëzonin këto valë në mënyrë që të na jepnin mesazhe të qarta.

Ose alienën mund t'i bënin këto valë kaq të mëdha sa të zhduknin të gjitha qeniet e gjalla në tokë./Oculus News

Previous Post Next Post