Loading...

Të kuptojmë njerëzit në sy kur na gënjenë

Bebe e zgjeruar, majtas; Bebe e tkurrur ose "sy gjarpër, djathtas.
 Shkencëtarët konkludojnë që kur pëlqejmë diçka që shohim, bebet tona të syve do të zmadhohen pavarësisht nëse e shprehim ose jo me fjalë apo me gjeste; nëse nuk pëlqejmë diçka apo një person, bebet e syve tona do zvogëlohen. 

Ne nuk kemi kontroll të ndërgjegjshëm të bebeve të syve tona; bebet e syve i përgjigjen edhe stimujve të jashtëm (dritës), edhe atyre të brendshëm (mendimeve), në fraksione sekondash.

Pra, kur do të duhet te zbulosh një të vërtetë nga dikush, mjafton t’i bësh pyetjen që dëshiron dhe ta vëzhgosh  direkte në bebe të syrit. Nëse bebet e syve të tij apo saj, në fraksion sekondash, do të zvogëlohet - kjo formë syri njihet ndryshe si “syri i gjarprit”- do të thotë që ai person ka qëndrim negativ ndaj pyetjes që i ke  bërë. Dhe  do mundohet të devijojë bisedën, manipulojë apo të mashtrojë. Ndaj duhet të bëjmë kujdes që të mos biem viktimë e të tjerëve. Ndodh shpesh që nga një detaj kaq i vogël, i cili mund të shmangej me vetëm pak njohuri, të ndryshojë tërësisht jeta e një njeriu.

Në të kundërt, kur i pëlqejmë një personi apo biseda që bëjmë me të, bebet e tij të syve, ose do të qëndrojnë të pandryshuara në madhësi, ose do të zmadhohen. Por duhet patur parayshë ndikimin e dritës në bebet e syve: sa më shumë dritë, aq më të vogla bëhen bebet e syve; sa më pak dritë, aq më të mëdha bëhen bebet e syve - prandaj edhe takimet romantike bëhen në ambjente me pak dritë.
/MASKA: Gjuha e Trupit, faqe 21; Marion Mardodaj, 2013./Oculus News
Të kuptojmë njerëzit në sy kur na gënjenë Të kuptojmë njerëzit në sy kur na gënjenë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/21/2017 11:12:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.