Sigurisht që të gjithë e dimë se të ngrënit mëngjes është e rëndësishme, por ajo që shumë njerëz s’dinë është se si ndihen gjatë ditës kur konsumojnë ushqimet e gabuara për mëngjes.
Jo vetëm kaq, por të ngrënit shëndetshëm mëngjes redukton mundësinë e zhvillimit të kancerit dhe diabetit. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni për mëngjes për të pasur shëndet sa më të mirë.
Proshutë, sallam dhe salçiçe
Mishi i përpunuar ka nitrate që lidhen me kancerin kolorektal. Në fakt,
Instituti për Kërkime ndaj Kancerit në SHBA, ka publikuar së fundi 10 gjëra që
duhet të bëni për të reduktuar riskun e zhvillimit të kancerit. Shmangja e nitrateve
është rregulli numër një. Por çfarë do të thotë kjo për ata që hanë mish në
mëngjes? Që duhet të ndryshojnë menunë e mëngjesit, sigurisht!
Drithëra të sheqerosura
Si mund ta bëjmë diferencën midis sheqerit të keq dhe ati të mirë për
shëndetin tonë? Disa drithëra janë
përplot me karbohidrate dhe sheqer. Kur i hani, sheqeri në gjakun tonë i
thumbon menjëherë ato dhe i dërgon në fund. Nëse doni që energjitë tuaja të mos
dërrmohen që në mëngjes, është mirë që t’i shmangni këto drithëra. Në vend të
tyre, zgjidhni drithëra me shumë fibra dhe proteina. Nëse doni edhe opsione të
tjera, ushqehuni me drithëra që përmbajnë arrorrë për të përftuar më shumë
proteina dhe fibra.
Petulla të paketuara me
shurup artificial
Ndërsa shurupet natyrale kanë ëmbëlsues të shëndetshme, ekzistojnë një
sërë shurupesh artificiale nëpër dyqane që e kanë të lartë nivelin e shurupit
fruktoz të drithërave. Ëmbëlsuesit që derivojnë nga drithërat janë gjithashtu prezent
në të shumtën e ushqimeve të paketuara. Shurupi i tepërt fruktoz i drithërave
çon në obezitetin abdominal, i cili ruhet midis organeve. Ky është obeziteti që
çon në kancer. Një studim i fundit i publikuar në një revistë për shëndetin, e
lidh nivelin e lartë të shurupit fruktoz të drithërave me diabetin.
/Oculus News
Tags
Dieta