Një ngjarje për t’u shënuar dhe e çuditshme ka ndodhur në Taivan javën që shkoi, ku një grua ka tatuar burrin e saj për sa herë që ky i fundit do bënte seks me të.
Gruaja ishte tepër e shqetësuar për faktin se përse burri nuk i jepte mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzimet e shtëpisë.
Burri i saj, një shofer kamioni i quajtur Chen, i shpenzonte paratë nëpër lokalet e pafundme të Taivanit, duke festuar me shokët.Në këto kushte, gruaja vendos ta tatojë Chen-in me 66 dollarë amerikan, për çdo herë që ky i fundit dëshironte të bënte seks me të.
Chen-i nuk e priti mirë vendimin e gruas. Nga ana tjetër, gruaja nuk i lëkundet vendimit të marrë pasi pretendon se burrit të saj i pëlqen jeta e natës dhe e ka lënë pas dore familjen.
Rroga e gruas nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet e shtëpisë, kështu që ajo vendosi ta tatojë atë.
Chen, i mërzitur, i raporton policisë për vendimin e çuditshëm të gruas së tij. Por policia i thotë të gjejnë një kompromis, raportojnë mediat lokale.
Më në fund Chen bie dakord që t’i japë familjes së tij 660 dollarë për çdo muaj. Ndërsa gruaja nga ana tjetër e tërhoqi vendimin për ta tatuar Chen-in për sa herë do të bënin seks bashkë./Oculus News
Tags
Roze