Loading...

Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombolat e oksigjenit

Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombola oksigjeni

  Aftësia për të marrë frymë nën ujë pa bombolat e oksigjenit ka qenë një ëndërr për njerëzimin. Ndërsa tani ka shumë të ngjarë të bëhet realitet, falë të ashtuquajturit kristalit "aquaman", i krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Danimarkës së Jugut. 

Bëhet fjalë për një material kristalinë që mund të absorbojë oksigjenin nga ambjenti dhe ta ruajë, duke e çliruar kur dhe ku na nevojitet.

Materiali u sintetizua nga prof. Christine McKenzie dhe Jonas Sunberg, të cilët përdorën rrezet X për të studiuar atomet në material kur mbushej me oksigjen, dhe gjithashtu kur boshatisej.

Kristali "aquaman" ka aftësi të absorbojë oksigjen nga ambjenti në kobalt, i cili është përbërësi kryesorë i materialit të ri që përcakton strukturën molekulare dhe elektronike të tij.

Sipas shkencëtarëve, vetëm 10 litra nga ky material janë të mjaftueshme për të absorbuar të gjithë oksigjenin e një dhome, ndërsa një ndër aftësitë më të veçanta të tij është të absorbojë e të çlirojë oksigjen disa herë pa humbur vetitë e tij. "Është si një sfyngjer në ujë, që e lëshon ujin kur del në sipërfaqe, një proçes që mund të përsëritet disa herë," thotë McKenzie.

Vetia kyçe i këtij materiali është se nuk mund të reagojë ndaj oksigjenit ndërsa e absorbon në një proçes që quhet "kemisorpion selektiv". Do të thotë se mund të ekstraktojë sasira të mëdha të oksigjenit nga ambjenti pa u "gërryer" dhe dekompozuar. "Materiali është njëkohësisht edhe sensor edhe një enë me oksigjen. Mund ta përdorim për të mbajtur dhe transportuar oksigjenin, si një hemoglobinë solide artificiale."


Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombolat e oksigjenit Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombolat e oksigjenit Reviewed by Marion Mardodaj on 3/05/2017 09:14:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.