Një studim i fundit i publikuar nga Revista Amerikane e Mjekësisë Parandaluese nxjerr në pah se për të rinjët, rrjetet sociale nuk janë në fakt edhe aq sociale, por përkundrazi, i çon ata drejt izolimit.
Studimi i bërë nga shkencëtarë të Universitetit të Pitsburgut zbuloli se përdorimi i tepërt i rrjeteteve sociale lidhet me nivel të lartë të izolimit nga shoqëria.
Studiuesit pyetën 1787 të rinjë të moshave nga 19 në 32 vjeç rreth sjelljeve të tyre në rrjetet sociale dhe se si ndihen për vendin që ata zënë në këtë botë. Shumë nga ata u përgjigjën me pyetje të tipit se "ndjej që njerëzit nuk më njohin," ose "ndjej që njerëzit janë rreth meje por jo me mua", raporton CNN.Studimi konkludoi se të rinjët që përdornin mjaftueshëm platforma si Facebook apo Twitter, e perceptonin veten e tyre më të izoluar nga shoqëria./ Oculus News
Tags
Shkencë