Shenjat që Elita Botërore po humb kontrollin

Shenjat që elita globale po humb pushtetin
 

 Gjatë dekadave të fundit elita globale ka precipituar në një tkurrje si rezultat i angazhimit për të konsoliduar pushtetin në botë. Planet e tyre mund të parashikonin të ardhmen si në libër, por pas 11 nëndorit plani u rraskapit dhe ndryshojë ndjeshëm pas krizës financiare. Megjithse elitat shijojnë avantazhe pasurore të mëdha mbi masat, janë tani të detyruar të sillen si tiranë për të mbajtur pushtetin. Si rezutlat, kjo u nxjerr atyre në shesh anën e errët, e cila është mbuluar me zgjuarshi përgjatë kohëve.

Njerëzit po zgjohen me shpejtësi, aq shpejt sa që elitat po mundohen të ndërtojnë rrufeshëm burgun e përsosur të matricës. Po të parafrazojmë Viktor Hugonë: "Asnjë ushtri nuk mund të ndalë një ide, së cilës i ka ardhur koha.

Ja shenjat që elitat po humbasin pushtetin:

1. Gënjeshtrat e politikanëve nuk janë më efektive
Gënjeshtërat që ata thonë thjeshtë nuk funksionojnë më. Ekzistonte një kohë kur politikanë gënjenin, kryesisht në lidhje me luftën dhe paqen, dhe u besonin. Sepse mbi të gjitha si mund të gënjente një djalli për të tilla gjëra? Zakonisht njerëzit duan t'u thuhet e vërteta kur janë në prag të jetës dhe vdekjes.

2. Ka rënë besimi në politikë
Të paktën besimi tek politikanët e SHBA-ve, fuqisë botërore, ka rënë ndjeshëm. Sondazhet thonë se vetëm 10 përqind e amerikanëve i besojnë Kongresit.

3. Nuk ka më besim tek media
Sondazhet e fundit tregojnë se 77% e amerikanëve nuk kanë më besim tek korporatat televizive, ndërsa të dhëna dytësore për shqipërinë sugjerojnë se më shumë se 90% e shqiptarëve nuk i besojnë lajmeve televizive.

4. Mohimi i FMN-së
Hungaria u bë vendi i parë që ndoqi Islandën duke mohuar Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, dhe po konsideron mundësinë e ndjekjes penale të kryeministrave të kaluar që skllavëruan njerëzit me borxhe.

5. Vatikani është në krizë
Në regjimin e papë Benediktit, në Vatikan plasën një sërë skandalesh, që nga pedofilia e deri tek pastrimi parave dhe mashtrimet. Benedikti dha dorëheqjen duke i lënë udhë papë Francis. Ky i fundit po punon me të githë fuqinë e tij për të ruajtur reputacionin e kishës. Kjo tregon se Kisha po punon në një terren tmerrësisht të vështirë për të ruajtur veten nga humbja e kredibilitetit.

6. Ushqimet gjenetikisht të modifikuara po mohohen gjithandej
Kontrollo ushqimin dhe ke kontrolluar njerëzit. Kokat botërore të ushqimeve të modifikuara si Monsato po dalin në pah. E gjithë fuqia ekonomike dhe politike e tyre nuk mund të mposhtë shpërndarjen e rrufeshme të njohurive rreth rrezikut të pesticideve dhe kimikateve. Një sërë protestash kundër ushqimeve të modifikuara kanë shpërthyer në SHBA dhe botë. Shtetet e informuara po i refuzojnë këto produkte, dhe po punojnë për t'i refuzuar ligjërisht.

7. Liberalizimi i kanabisit
Shumë njerëz që e lexojnë këtë do mendojnë se kanabisi është një zhvillim sipërfaqësorë. Por në fakt kjo është një shenjë e fortë që elitat po bien. Një sërë shpenzimesh janë bërë për ta mbajtur kanabisin ilegal. Kanabisi ka qenë për shekuj një ilaç i dobishëm për trupin, mendjen dhe shpirtin. Kjo bimë e thjeshtë përfaqëson një rrezik të madh për strukturën e elitave botërore dhe industrive të tyre. Kundërshtimi gjithnjë e më i madh global ndaj kësaj politike tiranike të ndalimit, duket të jetë koncesioni i parë i një sërë koncesionesh që elitat do bëjnë në të ardhmen.
Previous Post Next Post