Shtatë llojet e Dashurisë

 llojet e Dashurisë

 Duket se gjithkush është në kërkim të dashurisë romantike, por pak nga ne e kuptojnë që kjo dashuri është shumë larg nga të qenit e pakohë dhe universale. 

Dashuria romantike është një konstrukt modern, i cili u ndërtua nga një sërë novelash. Tek "Madam Bovari", Gustav Flaubert na thotë se Ema Bovari e zbuloi këtë dashuri romantike përmes "refuzimit të kreditimit të librarive të vjetëra". Ai shkrua për këto libra: 

"...të gjithë këta libra kishin të bënin me dashurinë dhe dashnorët, me vazjat nën ankth të cilave u bie të fikët në streha të vetmuara, me karrocierë të therur përgjatë gjithë rrugës, me kuaj që kalërohen deri në vdekje, në çdo faqe; me pyje të trishtuar, shqetësime zemre, përbetime, lot, rënkime, puthje, bilbila në varr; me aristokratë trima si luanë dhe të butë si qengj, shumë virtuozë për të qenë të vërtetë, të veshur mirë dhe të lagështuar si shatërvane."

Por ekzistojnë shumë mënyra për të dashuruar, ku jo të gjitha janë të ngjashme me dashurinë romantike. Duke e proekupuar veten me dashurinë romantike, rrezikojmë të neglizhojmë llojet e tjera të dashurisë që janë më të arritshme dhe mundet që në terma afatgjatë të jenë më shëruese dhe përmbushëse për ne.

Këto shtatë llohe të dashurisë të listuara më poshtë janë bazura në autorët klasik, kryesisht Platoni dhe Aristoteli.

1. Erosi
Erosi është një pasion seksual për dashurinë, është lloji më i ngjashëm me konstruktin modern të dashurisë romantike të sotme. Në mitet e lashta ilire, është një formë çmendurie e sjellë nga shigjeta e perëndeshës së dashurisë. Shigjeta na shpon, dhe ne biem në dashuri, siç bëri Parisi me Helenën, gjë që çojë në Luftën e Trojës dhe rrënimin e saj. Në kohët moderne, erosi është shkrirë në një forcë më të gjerë të forcës së jetës, diçka e ngjashme çfarë thotë Shopenhauri, "një proces, në thelb i verbër orvajtjesh për mbijetesë dhe riprodhim". Erosi është etiketuar si e kundërta e arsyes, siç perëndesha e dashurisë e përshkruan, "një fëmijë me sy të mbyllur".

2. Miqësia
Aspekti dallues i miqësisë është, dashamirësia. Aristoteli besonte se një person mund të gjenerojë dashamirësi për një tjetër person për shkak të këtyre tre arsyeve: se është i/e dobishëm; se është i këndshëm; dhe mbi të gjitha se është i/e mirë, racional dhe virtuoz. Miqësia e ndërtuar mbi dashamirësi nuk lidhet vetëm me përfitime të përbashkëta, por edhe me shoqërinë, sigurinë dhe besimin. Për Platonin, miqësia më e mirë është ajo çfarë të dashuruarit kanë për njëri-tjetrin. Miqësia lind nga erosi, dhe në këmbim ushqen erosin për ta fuqizuar dhe zhvilluar, për ta transformuar në një formë epshi për zotërin në konteksin e një dëshire për një kuptim të një niveli më të lartë të vetvetes, tjetrit dhe botës. Me pak fjalë, miqësia e transformon erosin nga një epsh për posedim, në një impuls për filozofi.

3. Ruajtja
Ose ndryshe dashuria familjare, është një lloj miqësie që derivon nga dashuria mes prindërve dhe fëmijëve. Ndryshon nga miqësitë e tjera prandaj është e prirur, kryesisht në fëmijët e vegjël, të jetë asimetrike ose e njëanshme. Ruajtja është një dashuri e lindur në familjaritet dhe në besim. Ndryshe nga erosi dhe filia, nuk mbështetet në cilësitë pesonale. Njerëzit në stated e para të dashurisë romantike shpesh presin ruajtje të pakushtëzuar, por zakonisht gjejnë vetëm erosin, dhe nëse do jenë me fat, miqësinë. Përgjatë kohës, filia transformohet në ruajtje, dhe nëse do jemi me fat, do të ekzistojnë të dyja njëkohësisht.

4. Agape
Agape është dashuri universale, si p.sh., dashuria për të huajt, natyrën, apo Zotin. Ndryshe nga ruajtja, agape nuk varet nga familjariteti apo origjina. Nga besimtarët kristjan quhet "bamirësi", dhe përmbledh konceptin modern të altruizmit, i përcaktuar si shqetësim jo egoist për mirëqenien e të tjerëve. Studimet e fundit e lidhin altruizmin me një sërë benefitesh. Në terma afatshkurtër, altruizmi shkakton një ndjenjë euforie. Në terma afatgjatë lidhet me shëndet më të mirë fizik dhe mendorë dhe me jetëgjatësinë.

Në përgjithësi altruizmi ose agape na ndihmon të ndërtojmë dhe mbajmë fabrikën psikologjike dhe sociale që nga strehon, mbështet dhe pasuron.

5. Ludus
Ludus është dashuri asnjëanëse ose e paangazhuar. Mund të përfshijë aktivitete si ngacmimi ose kërcimi, flirtimi, joshja ose marrëdhënja. Fokusi është tek argëtimi, dhe ndonjëherë tek zaptimi, pa vendosur kufij. Marrëdhënjet ludus janë rastësore, pakërkuese, të pakomplikuara, që ndonjëherë mund të zgjsin pa mbarim. Ludus funksionon më mirë kur të dyja palët janë vetë-suficient, të arrirrë deri në njëfarë mase. Këtu fillojnë problemet kur njëri nga palët e ngatërron ludusin me erosin, por në fakt ludusi është më i përputhshëm me miqësinë.

6. Pragma
Pragma është një lloj dashuria praktike e themeluar mbi arsyen apo punën, ose interesa afatgjatë. Atraksioni seksual nuk është në plan të parë, por këtu janë të rëndësishme cilësitë personale dhe përpuethshmëria, qëllimet e përbashkëta dhe bërja që të funksionojë. Në kohën e martesave me shkuesi, pragma ka qenë shumë e zakontë. Megjithëse jashtë mode, ekziston akoma, kryesisht tek disa kategori të njerëzve të famshëm, në disa fshatra dhe në martesat mes politikanëve. Shumë marrëdhënje që nisin si eros apo ludus përfundojnë në një lloj kombinimi të ruajtes dhe pragmas. Pragma mund të duket e kundërta e ludus, por mund të bashkëekzistojnë. Partnerët në marrëdhënjet pragma bien dakord që të mbyllin një sy, ose si në rastin e Simone de Buavur të Zhan-Pol Satrit, një sy dashamirës.

7. Filautia
Filautia është dashuria për veten, e cila mund të jetë e shëndetshme ose e pashëndetshme. Dashuria e pashëndetshme për veten është e barabartë me ubirs ose arrogancën. Në Ilirinë e lashtë, një person mund të akuzohej si arrogant nëse e vendoste veten mbi zotët, njëjtë si disa politikanë modernë që e vendosin veten mbi të mirën e përbashkët. Shumë besonin se ubris të çon në shkatërrim ose në hakmarrje. Në ditët e sotme ubris ka një kuptim të fryrë, që lidhet me një sens të statusit të dikujt, me kompetencat ose arritjet, kryesisht kur shoqërohet me mendjemadhësinë ose arrogancën. Pasur parasyshë që nuk e merr për bazë të vërtetën, ubris mund të nxisë padrejtësi, konflikte dhe armiqësi.

Dashuria e shëndetshme për veten është e barabartë me vetë-vlerësimin, që është në thelb është vlerësimi emocional i yni për dobishmërinë tonë. Për më tepër, kjo është struktura përmes së cilës mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë, çfarë reflekton dhe përcakton marrëdhënjen tonë me veten, të tjerët dhe botën.

Vetë-vlerësimi dhe besimi në vetvete nuk shkojnë gjithmonë bashkë. Mund të kesh nivel të lartë të vetë-besimit, por nga ana tjetër mund të kesh nivel thellësisht të ulët të vlerësimit të vetvetes, si në rastin e shumë njerëzve të famshëm në botë.

Njerëzit me vetë-besim të lartë nuk e ndjejnë të nevojshme ta nxjerrin në pah këtë gjë me anë të të ardhurave, statusit, famës, dhe nuk mbështeten tek alkooli, drogërat apo seksi. Janë të aftë ta investojnë veten e tyre tërësisht në projekte dhe njerëz sepse nuk kanë frikë nga falimentimi apo rrefuzimi. Sigurisht që e vuajnë dhimbjen dhe zhgënjimin, por këto sprapsje as nuk i dobësojnë dhe as nuk i dëmtojnë ata. Falë elasticitetit të tyre, këta njerëz janë të hapur për të zhvilluar përvojat dhe marrëdhënjet, janë tolerant ndaj riskut, shijojnë dhe kënaqen shpejt, pranojnë ta falin veten dhe të tjerët.
Shtatë llojet e Dashurisë Shtatë llojet e Dashurisë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/10/2016 02:01:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.