Mënyra për t'u bërë të Pavdekshëm sipas Mitologjive të lashta

 Mënyra për t'u bërë të Pavdekshëm sipas Mitologjive të lashta

Ëndërra për të jetuar përgjithmonë është aq e vjetër sa vetë koha. Është një koncept universal që ka të bëjë qoftë me frikën nga vdekja, nga dashuria për jetën, etja për dije, apo ndjenja e pathyeshmërisë. 

Shumë kultura të lashta sugjerojnë taktika të ndryshme për të arritur ekzistencën e përjetshme. Në vijim po paraqesim disa mite që i kanë rezistuar shekujve.

Mitologjia japoneze: ngrënja e një sirene

Japonezët e lashtë besonin tek "ningyo", një krijesë që përshkruhet si gjysmë peshk krap dhe gjysmë majmun. Kjo krijesë jeton në detë, si sirenat, dhe kur kapej nga peshkatarët sillte fat të keq dhe stuhi.

"Murgesa 800-vjeçare" është një mit i famshëm, ku një burrë i servir pa dashje vajzës së tij nga mishi i ningyo-s .

Pasi vajza hëngri kafshatën e parë, u mallkua me pavdekshmëri. Ekzistenca e saj u bë shumë depresuese pasi shihte gjithë burrat dhe fëmijët e saj të vdesin njëri pas tjetrit. NDaj ajo iu përkushtua budizmit.

Si një murgeshë e shenjtë, ajo pati fatin të vdiste në moshën 800 vjeçare.

Mitologjia kristjane: tallja e Krishtit

Legjenda thotë se ishte një burrë hebre që tallte krishtin ndërsa po kryqëzohej. Ky burrë e goditi Krishtin me këpucën e tij dhe i tha që të nxitonte. Krishti tha se megjithëse po largohej, ky burrë do të duhet të qëndrojë derisa ai të kthehet sërish.

Duke e kuptuar gravitetin e veprimit të tij, ky burrë u kthye në të krishterë dhe mori emrin Jozef. Sidoqoftë kjo kishte efekte të dhimbshme anësore. Jozefi nuk mund të pushonte, veçse për Krishtlindje. Pas çdo fundshekulli, ai do të sëmurej shumë keq, dhe paskëtaj do të bëhej sërish një 30 vjeçarë.

Mitologjia greke: zemëro një Zot


Mitologjia greke: zemëro një Zot

Një mit i zakonshëm në përrallat greke ldihet me një njeri krenar, i cili përpiqet të inatosë zotat. Shumica e tyre u ndëshkuan me përjetësi.

Në një moment, Sisyfusi mashtroi Zeusin dhe vuri në grackë Thanatosin, personifikimin e vdekes. Asnjëri nuk mund të vdiste, dhe zoti i luftës, Ares, u xhindos. Si ndëshkim, Sifusi duhej të ngjiste mbi një mal një gurë të rëndë për çdo ditë, i cili gjatë natës binte sërish në rrëzë të malit.

Mitologjia skandinave: molla e artë
Mitologjia skandinave: molla e artë

Të gjithë zotët skandinav e kërkonin këtë mollë për të qëndruar të rinj dhe të pavdekshëm. Idun, zoti i pranverës, ishte mirmbajtësi i kopshtit frutorë. Loki e mashtroi dhe e dërgoi tek Thiassi gjigand me të gjithë mollë.

Më pas zotët skandinav u bënë të moshuar, dhe fuqia e tyre po binte. Në gjendje të dobët, ata e detyruan Lokin që të sillte Idun bashkë me mollët.

Ai ja doli duke u kthyer në skifter, e solli Idun dhe zotët rifituan fuqitë e tyre.

Mitologjia kristjane: grali i shenjtë



Grali i shenjtë është kupa nga ku Krishti piu në darkën e fundit. Legjenda thotë se kjo ishte faqorja e Jozefit, i cili mblodhi gjakun e Krishtit ndërsa ishte i kryqëzuar.

Një ndër kërkuesit më të famshëm pas gralit të shenjtë ishte mbreti Artur dhe kalorësit e tij. Vetëm shpirtërat e pastër mund ta marrin. Ksëhtu që e mori Galahadi, kalorësi i Arturit, i cili fitoi pavdekshmërinë.

Mitologjia greke: ambrozia

Legjenda thotë se ambrozia ka shijen e mjaltit, dhe ishte pija e zotëve të Olimpit.

Disa të vdekshëm dhe gjysmëperëndi ishin gjithashtu të privilegjuar ta pinin, si Herkuli. Ndërsa të gjithë të tjerët e vodhën, dhe u ndëshkuan, si Tantalusi, i cili ngeci në një grackë në mes të një lumi dhe një peme frutore, por asnjëherë nuk arrinte dot të pinte ujë apo të kapte ndonjë frut.
Previous Post Next Post