Kafeina është njëkohësisht drogë dhe një lloj ushqimi drogues sipas FDA, dhe kafja është një nga format më të zakonshme të konsumimit të kafeinës. Megjithëse është një drogë, nuk konsiderohet e dëmshme, kështu që nuk ekziston një sasi e sugjeruar se sa kafe mund të konsumohen në ditë.
Sidoqoftë, heqja dorë nga kafja është një problem që lidhet me vesin, që sipas Shoqatës së Psikologëve të SHBA-ve, konsiderohet një substancë që nxit çrregullime. Përdorimi i kafeinës si stimulant deri në atë masë sa që personit që e konsumon i shkaktohen çrregullime fizike dhe mendore në mungesë të saj, mund të barazohet me shkaktimin e çrregullimeve të mëtejshme të ngjashme me drogërat e tjera.
Disa çrregullime që vëheren tek njerëzit që konsumojnë vazhdimisht kafe, sipas psichcentral, janë:- Dëshirë të madhe për ta konsumuar
- Shqetësime nga lënja e kafesë apo përpjeke të vazhdueshme të dështuara për të kontrolluar sasië e përdorimit të saj
- Vazhdimi i konsumimit pavarësisht problemeve shëndetësore të shkaktuara nga kafja
- Rritja e nivelit të tolerancës të nevojës së kësaj droge, duke konsumuar kështu gjithnjë e më shumë për të arritur efektin e dëshiruar
- Përjetimi i simptomave të tërheqjes pas heqjes dorë nga kafja, si për shembull, mërzia, lodhja, nervozizmi, dridhja e duarve, etj.
Si ndihet trupi nëse pushojmë së konsumuari kafe për 7 ditë?
Këto janë vetëm disa vetë-raportime të ndryshimit të shëndetit nga një praktikant i ndërgjegjshëm i jogas, i cili raporton ndryshimet në shëndetin e tij për shtatë ditë pasi pushojë së konsumuari kafe.
- Jo më dhimbje koke
- Reduktim i tensionit në shpatulla dhe në muskujt e kurrizit
- Rritje e nivelit të përqendrimit
- Gjumë më i mirë dhe më vigjilent në mëngjes
- Kthim në normalitet i cikleve të gjumit
- Rritje e vetëdijes për ushqimin dhe konsumim më i pakët i ushqimeve të skarcuara
- Nivel më të lartë vetëpërmbajtjeje kur vjen puna për t'u përballuar me stresin
Sipas Shoqatës së Farmakologjisë dhe Terapeutikës Eksperimentale në SHBA, kafeina ndikon në cilësinë e gjumit, në gjendjen shpirtërore, në qarkullimin e gjakut në tru, në metabolizëm, në gjene, dhe tek neurotransmetuesit në tru që ndikojnë kujtesën dhe përpunojnë performancën konjitive. .
Tags
shendet