Loading...

Dashuria sipas Biologjisë: Vrasja, faktori krysorë që nxit të rënit në Dashuri?

Dashuria sipas Biologjisë

 Dashuria e ka magjepsur njeriun prej mijëra vjetësh. Ështu thuajse një përvojë universale, por e pamundur të shpjegohet në një mënyrë universale. 

Një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Uilljam Shekspir, ka shkruar drama dhe soneta të panumërta rreth subjektit të dashurisë. Shpesh ai do ta lidhte dashurinë me të kundërtën e saj: vdekjen.

Dashuria dhe seksi
Duket se dashuria i ka rrënjët shumë më herët se agimi i njerëzimit. Seksi është në bazë të asajë se përse dashuria ndodh; seksi është nxitësi i jetës që në fillimet e këtij planeti. Si rezultat këtu fillon kërkimi në lidhje me shkakun se përse ndodh dashuria.

Për të kuptuar konceptin e dashurisë, truri duhet të zhvillohet në një përmasë të mjaftueshme. Ndërsa truri bëhet gjithnjë e më i madh përgjatë miliona vjetëve, majmunët evoluan në njeriun modern të sotëm. Kjo gjë na çon në thelbin e çështjes.

Këto qenie duhej të lindnin gjithnjë e më shpejt, sepse tru të mëdhenj do të thotë kokë të mëdha, pasi përndryshe kokët do t'u rrisnin më shumë e do kishte probleme për të kaluar përmes kanalit të lindjes.

Me lindjet gjithnjë e më të shpejta shtohej gjithnjë e më shumë edhe përgjegjshmëria për nënën që të kujdesej për pasardhësit. Nënat e kishin thuajse të pamundur të mbijetonin të vetme.

Dashuria dhe vrasja
Kjo nevojë për përkujdesje të shumtë paradoksalisht i çonte fëmijët drejt një rreziku më të madh. Nënat nuk do të ishin në gjendje t'u çiftëzonin me meshkuj të tjerë po të kemi parasyshë kohën që u duhej për t'u kujdesur për fëmijët. Si rezultat meshkujt do të vrisnin fëmijët për të plotësuar dëshirat e tyre. Kjo do u jepte atyre akses tek femrat dhe do u mundësonte të transportonin kodin e tyre gjenetik tek gjenerata e ardhshme.

Kit Opie dhe një grup shkencëtarësh nga instituti britanik i Universitetit të Londrës, propozuan një teori të çuditshme. Ata thonë se njerëzit bien në dashuri për të parandaluar vrasjen foshnjore.

Një e treta e primatëve krijojnë marrëdhënje monogame, dhe duket se e bëjnë këtë për të parandaluar që pasardhësit të vriten nga meshkujt konkurues. Shkencëtarët gjurmuan sjelljen e çiftëzimit në të kaluarën  për të parë se si kanë ndrysuar sjelljet e prindërimit dhe çiftëzimit gjatë miliona vjetëve.

Ata konkluduan se vrasja foshnjore është faktori kryesorë që fshihet prapa të rënit në dashuri.

Ndryshimet në tru
Stephanie Cacioppo, një studiues i Universitetit të Çikagos, gjeti përmes skanimit të trurit të mbetjeve organike të lashta të njeriut se gjendja më intensive e dashurisë rezulton vetëm në një pjesë të trurit të njerëzve dhe majmunëve të mëdhenj. Kjo pjesë e trurit quhet "angular gyrus", dhe është gjithashtu përgjegjëse për të kuptuar metaforat dhe koncepte të tjera të gjuhës.

"Angular gyrus" mundëson që të kemi njëfarë kuptimi të emocioneve tona. Kjo suporton konceptin se truri ynë gjithnjë e në rritje ka ndihmuar që dashuria të lulëzojë.

Opie gjithashtu sugjeron se dashuria romantike mund të ketë ndryshuar ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për lindhjen e fortë nënë-fëmijë. Kimikatet në tru si serotonina, janë në sasi më të mëdha kur ndjejmë dashuri, qoftë kjo për një partner apo për një fëmijë. Sapo fëmija bëhet pjesë e jetës së çiftit, megjithëse niveli i serotoninës bie, të tjera kimikate janë prezente në nivele më të larta, si oksitoksina, të cilat e mbajnë çiftin e bashkuar.

Cacioppo shpjegon se pjesët më të lashta të trurit kanë evoluar përmes dashurisë...dhe këto pjesë janë akfizivuar në shumë specie."

Dashuria është e pashpjegueshme?
Dket se dashuria do të mbetet pjesërisht mister për njerëzit. Ndoshta pikëpyetjet që qëndrojnë pas dashurisë nuk mund të zgjidhen përmes shkencës, ndoshta nuk do të na nevojitet të gjejmë një zgjidhje. Ndoshta dashuria do të mbetet gjithmonë një mister.
Dashuria sipas Biologjisë: Vrasja, faktori krysorë që nxit të rënit në Dashuri? Dashuria sipas Biologjisë: Vrasja, faktori krysorë që nxit të rënit në Dashuri? Reviewed by Marion Mardodaj on 9/09/2016 10:09:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.