Për mijëra vjet me rradhë njerëzit janë përpjekur të ngërthejnë magjinë fluturake të muzikës. Për t'i ruajtur këngët njerëzit ndërtonin sisteme komplekse. Disa këngë ishin të nevojshme për rituale. Disa të tjera pajisnin dëgjuesit me njohuri praktike, të tjera na kujtojnë që jeta është e shkurtër.
Këngët e lashta na mundësojnë të udhëtojmë përmes tingullit. Nxjerrin në pah mistere të thella rreth muzikës, botës dhe vetes sonë.
1. Kënga e SikilosLirika është e thjeshtë dhe njerëzore, e cila çan përmes kohës dhe kulturave.
Ndërsa ti jeton, shndrit
Nuk ke më pikëllim
Jeta ekziston për një kohë të shkurtër
Dhe koha kërkon kumbimin e saj
Ajo që godet më shumë audiencën moderne janë tingujt e kësaj muzike të lashtë. Intervalet janë të ngjashme me ato të këtij shekulli që jetojmë. Por akordimet dhe instrumentet e grekëve të lashtë ndryshojnë nga ato të sotmet. Kjo muzikë lë të kuptohet që bota e lashtë e asaj kohe me këtë të sotmen janë më pranë se sa ne mund të mendojmë.
2. Himnet e Apolonit të Delfit
Në vitin 1893 arkeologët francez zbuluan dy himne në Delfi, qendrën shpirtërore të Greqisë. Këngët i adresohen Apolonit, zotit të muzikës, dritës dhe profecisë, dhe daton rreth vitit 128 para e. s.
Nga ana muzikore himnet janë të drejpërdrejtë. I pari përmban muzikë vokale; i dyti, instrumentale. Ajo që e bën unike këtë muzikë është për shkak se është muzika më e vjetër, kompozitori i së cilës është i njohur. I pari është shkruar nga Athenios, djali i Athenios; i dyti nga Limenios, djali i Thoniosit. Limenios i binte bukur "kithares" - harpës me katër tela të Apolonit.
Fjalët e Homerit, Sofokliut dhe Euripidit u performuan si fillim me muzikë. Himnet e Delfit fshehin thesare të panumërta që presin të zbulohen.
3. Himni për Shën Bonifacin
Një himn i zbuluar në librarinë Londrës nxorri në pah një ndër veprat më të hershme të muzikës polifonike: një këngë që do të dominojë botën Perëndimore për më shumë se 1000 vjet. Është një këngë kushtuar Shën Bonifacit, pajtor i Gjermanisë së shenjtë. Vepra është vendosur në fund të biografisë së peshkopit Maternianus të Reimsit. Autori mbetet anonim. Ekspertët besojnë se kënga ka ardhur nga Gjermania veri-perëndimore rreth viteve 900.
Kjo pjesë është një organum me dy pjesë vokale: njëra për këngëtarin kryesorë dhe tjetra për shoqëruesin për të prodhuar harmoni.
4. Kënga harpiste e Inherjhawy
Pranë varrit mbretërorë të Tebës, arkeologët kanë zbuluar një sërë poemash dashurie dhe muzikë, përfshirë këngën harpiste të Inherjhawy-t. Daton në vitin 1160 para, e. s., melodia nxjerr në pah jetën emocionale të Egjiptit të lashtë. U kërkon dëgjuesve që të ndalojnë për një moment e të shohin jetën e përtejme me një dozë të shëndetshme skepticizmi.
Prëshkrime e instrumenteve duken të qarta, por të prodhuarit e kësaj muzike përbën një sfidë të madhe. Teoria më e pranuar ështës se egjiptjanët e lashtë nuk zhvilluan një sistem simbolesh për muzikën derisa u pushtuan nga Aleksandri i Madh në vitin 332 para e. s.
Të tjerë nuk janë dakord. Muzikologu Hans Hickman propozon që figurat në skenë përdorin gjeste të duarve për të komunikuar ritmin dhe shkallën. Kjo teknikë njihet si keironomi dhe ekziston sot e kësaj dite në muzikën liturgjike të Kishës së Koptikut në Egjipt.
5. Himni Hurrian nr. 6
Në vitin 1955, në pallatin e lashtë Ugairt në Siri, arkeologët zbulan një pllakë balte që përman fragmente muzikore që datojnë rreth 3,400 vjet më parë - më të vjetëra se pllakat e zbuluara më parë.
Tableta përmban mbishkrime kuniforme në huarrisht, një gjuhë e lashtë mesopotamike. Gjithashtu përfshin një sistem për riprodhimin e melodisë. Himni i dedikohet Nikalit, perëndeshës së orkadeve, dhe shoqërohet nga një lirë me tetë tela.
Vepra është e pa kënduar dhe kompozitori mbetet anonim. Teksti i këngës është shkruar në formën obskure të huarrishtes, e cila mbetet e pa penetrueshme në gjuhësi. Ky himn përdor një shkallë diatonike.
Tags
Kuriozitete