Loading...

Citime të zgjedhura kur ndjehemi totalisht të Dorëzuar

Citimet e nevojshme kur ndjehemi krejtësisht të Dorëzuar

 No çate të caktuara të jetës ndjehemi të dërrmuar, sikur nuk kemi fuqi të ecim më përpara në jetë. Lodhemi, dekurajohemi dhe ndjehemi të pezmatuar me gjendjen botës. Të gjithë e kemi ndjerë, kur ndjehemi sikur nuk mundemi më të bëjmë edhe një tjetër hap. 

Është e rëndësishme të mbajmë parasyshë që të lejojmë këto emocione të rrjedhin brenda nesh, por të mos i përdorim si strehë. Nganjëherë dorëzimi mund të duket jërheqës kur jemi pranë kulmit, por duhet që gjithmonë të shohim anën e shndritshme të medaljes për të filluar sërish. Kur edhe kjo e fundit ju duket si gjëja më e vështirë në botë, atëherë kthehuni dhe hidhini një sy këtyre citimeve për të marrë sadopak frymëzim:

"Mos harro që ndonjëherë, kur nuk merr atë që do, kjo është një goditje e bukur e fatit." - Dalai Lama

Zakonisht nuk marrim atë që duam, por atë për të cilën kemi nevojë. Mos harro që universi dëshiron më të mirën për ty gjatë gjithë kohës, kështu nëse pendohesh për diçka që mendoje se e doje, kjo po të çon drejt diçkaje edhe më të mirë.

"Sa më shumë kalon mosha, aq më shumë e kuptoj se asnjëri nuk e ka idenë se çfarë po bon, por thjeshtë pretendon."

Mos e merr veten shumë seriozisht; edhe nëse nuk ja del për shumë herë me rrallë dhe ndihesh i humbur, të gjithë jemi në rregull këtu me ty. Thjeshtë duhet të marrim vendimin më të mirë për veten tonë në moment, dhe mos u huto pas detajeve. Sa më shumë të mësosh që të shkosh me rrjedhën, aq më i lumtur do jesh.

"Pavarësisht se kush je, pavarësisht se çfarë ke bërë, pavarësisht se nga vjen, gjithmonë ke mundësinë të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde." - Madonna

Mos e prano mediokritetin, sidomos nga vetja jote. Mund të kalosh kohë të vështira, por mos e lejo veten të qëndrojë në vend. Kur ndjehesh i/e dorëzuar, je në tehun e një transformimi të madh. Ndonjëherë duhet të humbasim gjithçka, madje edhe veten tonë, për të ditur se çfarë dëshiron nga jeta e të fitosh sërish frymëzimin për të vazhduar.

"Mos vazhdo të lejosh të njëjtën gjë që të të mërzisë. Jetë është shumë e shkurtër për ta jetuar në këtë mënyrë." Joel Osteen

Nëse ndonjëherë ndihesh keq në jetën tënde, ose distancoje veten nga kjo gjendje ose tento ta ndryshosh atë. Duke i mëshuar vazhdimisht të njëjtës gjë, kjo nuk do bënte tjetër gjë veçse të shtonte stresin. Kur ndihesh i/e dorëzuar, si fillim shih se çfarë mund të ikë nga jeta jote. Më tej, sapo të kuptosh negativitetin, duhet të hapësh një derë tjetër në mënyrë që të vazhdojë të ikë.

"Jam shumë i/e lumtur që disa gjëra nuk shkuan në atë mënyrë që dikur dëshiroja."

Jo të gjitha gjërat funksionojnë në atë mënyrë se si i kishim planifikuar, por zakonisht funksionojnë në favorin tonë, nëse zgjedhim që t'i shohim në këtë mënyrë. Besoji procesit, dhe kur ndjen se do dorëzohesh, thjeshtë shih mbrapa se sa larg ke shkuar.

"Vazhdo t'i thuash universit çfarë dëshiron, në vend që t'i thuash çfarë nuk dëshiron."

Kur ndjehesh se po dorëzohesh, ndoshta nuk ndjehesh i/e lumtur me jetën tënde. Sidoqoftë, vlerëso të folurën me veten tënde dhe shih nëse e përmirëson jetën tënde, ose shmangju krejtësisht. Mund të kesh nevojë thjeshtë për një ndryshim të mendimeve dhe të gjuhës që përdor në mënyrë që të krijosh një realitet më pozitiv.

"Përdore energjinë tënde për të krijuar, jo për të shkatërruar."

Ne mund ta përdorim energjinë tonë ose për të ndërtuar veten dhe të tjerët, ose për t'i shkatërruar ato. Zgjidh me zgjuarsi, sepse e para do të të katapultojë drejtë fatit, ndërsa tjetra do të të mbajë në vend dhe të pafrymëzuar.

"Mos qaj për të shkuarën, ka ikur. Mos u streso për të ardhmen, ajo nuk ka ardhur. Jetë në të tashmen dhe këtë gjë bëje këndshëm."

Nuk mund ta kontrollojmë të shkuarën, të tashmen ose të ardhmen. Sidoqoftë, jemi në gjendje të zgjedhim se tek cila mendësi të qëndrojmë, dhe e vetmja që na sjell paqe është të qëndruarit tek e tashmja.

"Të flasësh për problemet tona, kjo është droga jonë më e madhe. Thyeje këtë sjellje. Flit për kënaqësit e tua."

Nëse ndihesh i/e dorëzusar, thjeshtë kushtoji vëmendje se për çfarë flet më shumë. Ndonjëherë ne bëhemi armiqtë më të pamëshirshëm të vetes. Nëse dëshiron që të ripërtërishë veten e ta shohësh gotën gjysmë plot, fillo të flasësh për gjërat që të joshin e të energjizojnë.

"Asnjëherë mos u dorëzo përpara diçkaje që dëshiron vërtetë; është e vështirë të presësh, por më e vështirë është të pendohesh."

Asnjëherë mos u dorëzo pasi në fund të ditës, e rëndësishme është që bëre çfarë munde. Nqiq ëndërrat tuaja dhe mos pusho asnjëherë së punuari me veten. Rruga është e vështirë, por shpërblimet do jenë të mëdha nëse vazhdon ta përshkosh rrugën!

"Gjërat e mira ndodhin kur e distancon veten nga negativiteti."

Ky negativiteti mundet të vijë nga gjëkundi, por shpesh vjen nga brenda nesh. Sapo të punosh për të mbajtur mendimet pozitive dhe gjithashtu njerëzit pozitiv rreth teje, atëherë pozitiviteti vjen vetiu.
Citime të zgjedhura kur ndjehemi totalisht të Dorëzuar Citime të zgjedhura kur ndjehemi totalisht të Dorëzuar Reviewed by Marion Mardodaj on 8/20/2016 04:41:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.