Kimia është kur themi që dy njerëz krijojnë një lidhje të fortë romantike mes tyre, dhe ekzistojnë 4 elemente të kimisë që tregojnë fuqinë e lidhjes. Ju dhe partneri juaj mund të keni 0, ose të gjithë elementët e kimisë romantike kur jeni bashkë.
Kimia romantike është më shumë se një joshje seksuale ndaj partnerit, megjithëse gjërat mund të kenë nisur në këtë mënyrë kur u takuat. Kimia seksuale nuk është mjaftueshëm për të ndërtuar një marrëdhënje, por nëse ju keni të gjitha këto elemente të kimisë romantike, atëherë kjo është një shenjë e mirë dhe do të thotë që keni një lidhje që do zgjasë.
Për më tepër po prezantojmë katër elementët që krijojnë kiminë romantike:
Kur mendojmë se themi atë çfarë duam nga një partner romantik, kjo është e ndryshme nga ajo që praktikisht zgjedhim. Kjo është vërtetuar në një studim të lidhjeve dashurore nga Universiteti Northwestern në SHBA, ku pjesëmarrësit në studim u pyetën se çfarë kërkonin në prag të një lidhjeje në aspektin e atraksionit fizik dhe të ardhurave potenciale. Sidoqoftë, preferencat aktuale për partner pas lidhjes treguan që njerëzit nuk ishin në gjendje të kuptonin se përse kishin zgjedhur një partner potencial romantik të caktuar dhe jo një tjetër.
1. Kimia romantike fizike
Kur ju dhe partneri juaj nuk mund t'i shkëpusni duart nga njëri-tjetri - kjo është kimia romantike fizike. Dëshiron të jesh afër e të shpenzosh sa të mundesh çaste intime me partnerin. Duke parë në sytë e njëri-tjetrit, e dini që partneri ju dëshiron dhe e shijon afërsinë fizike me ju.
Është shumë e vështirë që të arrihet kimia fizike e përkryer pa pasur ndjenja emocionale të dashurisë apo përkujdesjes për partnerin. Kimia fizike mund të duket shumë seksuale, por është gjithashtu një shenjë e kimisë romantike. Besimi tek njëri-tjetrin është shumë i rëndësishëm për kiminë fizike.
2. Kimia romantike emocionale
Partneri juaj ndihet i suportuar emocionelisht nga ju, edhe ju po ashtu nga partneri. Siguroheni që të bëni detyrat emocionale në marrëdhënjet tuaja për të ndërtuar një ndjenjë pozitive tek njëri-tjetri. Gjithashtu ndihmoni të menaxhoni emocionet negative kur i vini re tek partneri juaj duke e pyetur që të flasë me ju për ndjenat e tij apo saj.
Kur partnerët e "nuhasin" gjendjen emocionale të njëri-tjetrit, kjo është një premisë e mirë që këta partnerë e kanë këtë element të kimisë emocionale romantike. Studiues që janë marrë me marrëdhënjet romantike dhe inteligjencën emocionale thonë se "individët që kanë një kuptim të mirë të emocioneve të njëri-tjetrit lidhur me emocionet e tyre kanë premisa të nisin lidhje me partnerë më të përshtatshëm. Kompetencat emocionale e bëjnë më të lehtë për individët që i disponojnë që të ndërtojnë një marrëdhënje të këndshme e të kënaqshme reciproke për shkak të aftësisë së tyre për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet dhe aftësinë e tyre për të perceptuar, kuptuar dhe rregulluar emocionet e marrëdhënjes së tyre.
Këto studime thonë se mungesa e inteligjencës emocionale nuk "është fundi botës" për çiftet, sepse këto aftësi mund të mësohen. Ky studim sugjeron "nëse inteligjenca emocionale kontribuon në një lidhje më të mirë mes partnerëve, trajnimi i çifteve me inteligjencën emocionale mund të ndihmojë zhvillimin e marrëdhënjes.
3. Kimia romantike shpirtërore
Nuk është e nevojshme që një sistem besimi të jetë i bazuar në religjion. Disa çifte gjejnë kiminë romantike përmes ngjashmërisë së besimit të tyre në dietën vegjetariane, natyrës, përkuljen ndaj jetës apo të tjera besime të forta që nuk lidhen domozdoshmërisht me ndonjë fe të caktuar. Nga ana tjetër, disa çifte kanë ruajtur pikëpamje shumë të thella fetare dhe mund të duan të konvertojnë edhe partnerin e tyre të ketë të njëjtat besime.
Kimia shpirtërore romantike mund të mbahet edhe nëse partnerët janë të feve të ndryshme. Një studim i revistës Marriage and Family analizoi martesat ndërfetare dhe doli në këtë konkluzion. Ndërsa në Shqipëri ekzistojnë shembuj të shumtë të lidhjeve shpirtërore romantike të personave të feve të ndryshme.
4. Kimia romantike intelektuale
Pajtueshmëria në inteligjencë me partnerin tuaj është elementi final që krikon kiminë romantike. Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë që ju dhe partneri juaj të keni nivele të ndryshme edukimi apo nivele të ndryshme të aftësive të të mësuarit nga të lexuarit, por mund të jeni të përshtatshëm në të tjera mënyra.
Për shembull, të qenit të aftë për t'i diskutuar hapur idetë, për të sfiduar besimet e njëri-tjetrit, për të inkurajuar të mësuarit nga partneri apo të ndani çfarë keni mësuar. Pra kjo do të thotë se keni krijuar një nivel të mirë të kimisë romantike intelektuale me partnerin. Duhet të kemi parasyshë se ekzistojnë edhe tipe të tjera të inteligjencës, për shembull, një femrer di më shumë gjëra se ju, dhe një mekanik di një sërë gjërash më shumë se ju për riparimin e automjeteve.
Tags
Shpirt