Në SHBA afërsisht 50% e martesave përfundojnë me divorce, ndërsa në Shqipëri ky numër është në rritje të vazhdueshme. Gjithsesi në kohët e hershme njerëzit përdornin një sërë metodash të çuditshme për të shpëtuar martesën - disa prej të cilave as që mund të mendohen në kohën e sotme.
1. Mohimi i të drejtës së gruas për t'u divorcuarKjo është ndoshta metoda më efektive. Siç duket, arsyeja kryesore që niveli i divorceve po rritet është për arsye se grave u është dhënë mundësia që të largohen.
Në të kaluarën njerëzit duhet të aplikonin këtë metode në mënyrë që femrat të mos kishin rrugëdalje. Meshkujt kishin të drejtë që të kryenin divorc ndërsa për femrat kjo gjë ishte thuajse e pamundur.
Gjërat ndryshuan kur femrat filluan të kenë të drejtat e tyre, ato nisën të largohen nga meshkujt abuzivë. Ndërsa të drejtat e femrave u rritën, niveli i divorcefe u rrit gjithashtu. Niveli i vetëvrasjeve të grave u ul me 20% dhe ato fituan të drejta të barabarta për divorcin.
2. Burrë dhe grua, luftë deri në vdekje
Në gjermaninë e mesjetës, një opsion i dhënjes fund të martesës ishte duke mbyllur çiftin e armatosur me armë të ndryshme në një arenë luftimi dhe t'i lësh të luftojnë deri në vdekje. Qyteti përgatitej një muaj perpara për këtë shfaqje, ndërsa arena mbushej me spektatorë.
Burrit i jepej një shkop ndërsa gruas një shportë të mbushur me gurë, dhe godisnin njëri-tjetrin derisa dikush të vdesë. Luftimi duhet të ishte i ndershëm dhe i barabartë. Burri duhet të luftonte nga brenda një grope dhe duhet të godiste gruan përgjatë gjithë kohës.
Nëse çifti i rezistonte luftës, humbësi ekzekutohej në fund.
Megjithëse nuk është e qartë se përse çiftet zgjidhnin këtë opsion divorci, por mund të imagjinojmë se sa e kanë urryer ata njëri-tjetrin derisa kanë zgjedhur këtë opsion.
3. Shitja e gruas
Gjatë shekujve 18 dhe 19 ne shtresen e ulët te shoqërisë në Britani, çiftet që nuk ia dilnin dot me të ardhura, vendosnin një ndenjëse në mes të qytetit me gruan e ulur mbi të dhe nisnin një ankand për shitjen e saj. Burri duhet të bie dakord që ta shesë gruan e tij me çmimin më të lartë të mundur. Megjithëse zakonisht nuk merrnin shumë para, raportohet se një burrë e shiti gruan e tij për 20 monedha dhe një qen.
Çuditërisht, kjo mënyrë e të dhënit fund divorcit ishte konsensuale. Gruaja ishte dakord që të dilte në ankand për cilindo që do ta blinte. Zakonisht mendonin që gjithkush me disa monedha më shumë në xhep do t'i trajtonte më mirë se burri i tyre.
4. Martesa me data fikse
Ka filluar të dalë në pah një ide e cila e sheh divorcin si të paevitueshëm. Një martesë me "data fikse" është pak a shumë si të marrësh me qira një makinë në vend që ta blesh atë. Vetëm se në këtë rast, automjeti është gruaja.
Kjo ide thekson që martesa të jetë një kontratë me terma afatshkurtër që mund të rinovohet çdo disa vjet. Nëse çifti është i kënaqur me martesën, mund të rinovojë kontratën.
Në vitin 2007, një politikan kandidat në Gjermani bëri një fushatë ku premtojë martesa me kontrata që mund të zgjasin 7 vjet. Më pas, politikanë meksikanë u përpoqën që ta reduktojnë këtë perjudhë në dy vjet në fillim, duke i dhënë të drejtën gjithsecilit partner që të ndahet nëse nuk është i kënaqur.
Sidoqoftë asnjë nga këto dire nuk është bërë ligj.
5. Spitalet e martesës
Kina ka një problem me burrat që tradhtojnë gratë e tyre. Sipas vëzhgimeve rreth 60 përqind e kinezëve kanë kryer të paktën një tradhti dhe më shumë se gjysma e çifteve e konsiderojnë divorcin brenda 5 viteve të martesës.
Për këtë Kina ka një zgjidhje unike: spitalet e martesës. Spitali i martesës është një vend ku çiftet punojnë mbi problemet e tyre - ku mund të vijë edhe dashnorja gjithashtu. Burri dhe gruaja - dhe gruaja dhe dashnorja - duhet të mësojnë të ecin përpara. Ky vend e merr si të mirëqenë faktin që mashkulli do të tradhtojë. Thjeshtë duan ta bëjnë këtë tradhti sa më të zbutur të jetë e mundur.
Pjesa e keqe është se grave u mësohet të gatuajnë dhe të bëjnë "makeup". Sipas spitaleve të martesës, nëse burri po fillon të kërkojë për dashuri tjetërkund, kjo ndodh për shkak se diçka nuk shkon...
6. Padi për seks
Nëse partneri juaj nuk performon në dhomën e gjumit, kjo mund të bëjë që të keni probleme financiare në të ardhmen. Një grua në Nice, Francë, e paditi burrin e saj për shkak se i mungonte entuziazmi në dhomën e gjumit dhe se kishte dështuar të kryente marrëdhënje për 21 vjet rresht.
Në thelb gruaja e paditi burrin si "të paaftë për t'i sigurar asaj një shërbim, të cilin ajo kishte të drejtë kontraktuale për ta pasur".
Gruaja e fitoi çështjen dhe burri u detyrua t'i paguante asaj 15 mijë dollarë për dëmshpërblimin. Këtu duhet të theksojnë se ky nuk është një rast mesjetarë, por ka ndodhur në vitin 2011 në një ndër vendet më të zhvilluara perëndimore.
7. Kyçja e çiftit në një dhomë për dy javë rresht
Rumunët kishin një metodë karakteristike për të shpëtuar marrëdhënjen që shpesh funksiononte: Dhomën e divorcit. Nga viti 1572 e deri në vitin 1867, çiftet që dëshironin divorcin duhet të vizitonin një kishë në Biertan ku duhet të kalonin dy javë të kyçur në një dhomë së bashku, përpara se t'u divorconini.
Çifti duhet të ndante çdo gjë: një krevat, një karrige, një pjatë, madje duhet të konsumonin ushqimin me të njëjtin pirun. Nëse do ja dilnin që të qëndronin për 14 ditë së bashku në dhomë dhe sërish dëshironin që t'u ndanin, atëherë Kisha ua mundësonte një gjë të tillë.
8. Seks përpara priftit
Në shekullin e 16 divorcet u shihnin si një ofendim ndaj zotit. Gratë nuk duhet të linin burrat pavarësisht rrethanave - përveçse në Francë, ku një grua kishte të drejtë të ndahej nga burri vetëm nëse ishte impotent, dhe këtë duhet ta vërtetonte përpara "gjykatës".
Në fillim burri testohej nga një skuadër inspektorësh, të cilët e pickonin nga poshtë për të parë elasticitetin dhe emocionet natyrale. Më pas çifti duhet të hypte në shtrat e të niste të bënte seks, ndërsa një prift dhe një kirurg rrinin dhe vëzhgonin.
Nëse burri arrinte të ejakulonte ndërsa kryente marrëdhënje me gruan e tij, atëherë martesa shpëtonte.
Shumica e meshkujve nuk ia arrinin dot - thjeshtë për faktin se situata ishte tejet e çuditshme. Shpesh meshkujt poshtëronin veten e tyre përpara audiencës dhe në sytë e gjithë qytetit, pasi historia përhapej me shpejtësi të rrufeshme.
Tags
Kuriozitete