Shenja kur kemi gjetur personin që na Plotëson

Ai person që ju plotëson apo metaforikisht është "gjysma tjetër e juaja", është një flori që duhet mbajtur dhe ruajtur fort; ekzistojnë të paktën 5 shenja që duhen vëzhguar, nëse mendoni se e keni gjetur këtë person perfekt në jetën tuaj.

Në të vërtetë, ju jeni vetë një person i plotë dhe nuk keni nevojë për një tjetër person që t'ju kompletojë. Sidoqoftë, kur keni gjetur personin e duhur, bëheni një njeri më i kompletuar, ndaj le të supozojmë se ky person do ju "plotësojë"

1.Ju ndihmojnë që të jeni më të mirët e vetes tuaj

Nëse partneri ju ndihmon të jeni më shumë vetja juaj se sa ishit më parë, kjo është një shenjë që keni gjetur personi ideal që ju plotëson.

Në marrëdhënjet e shëndetshme romantike, vetë-plotësimi është më i mundur me personin e përshtatshëm. Jeni në gjendje të bëheni personi që ka qenë shkruar t'u bënit, me atë person pranë jush. Një shkrim rreth psikanalizës thekson se filozofi francez Jaques Lacan do ta ndryshonte këtë togfjalësh "Ti më plotëson mua", me: "Ti më pajis mua me mundësinë për të imagjinuar vetë-plotësimin tim, dhe prandaj të dua."

2. Dëshironi të punoni në drejtim të një të ardhmeje të përbashkët
E keni të vështirë të imagjinoni të ardhmen tuaj pa atë person. Kjo nuk do të thotë se personi që ju plotëson duhet të jetë personi me të cilin duhet të martoheni apo të rriteni, por sigurisht që mund të shihni një të ardhme ku të dy jeni të lumtur.

3. Jeni akoma të aftë për të përkufizuar veten tuaj pa pasur parasyshë se jeni në një marrëdhënje
"Ti më plotëson mua," ishte togfjalëshi që Tom Cruise përdori në filmin Jerry McGuire për të fituar sërish ish të dashurën, por në jetën e përditshme, partneri nuk duhet të përcaktojë se kush jeni jo, qoftë me apo pa të. Nëse koncepti juaj për veten nuk ka ndryshuar, pavarësisht se keni takuar dikë që ju ka plotësuar, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë.

4. Ju ndihmojnë kur gjërat shkojnë keq, dhe kur shkojnë për mrekulli
Mund të mendoni se personi që ju plotëson do t'ju japë një dorë në kohë të vështira të jetës suaj, dhe sigurisht që do ta bëjë një gjë të tillë. Por partneri më ideal është tmerrësisht mbështetës edhe kur gjërat shkojnë për mrekulli.

5. Mund ta pranoni partnerin ashtu siç është, pa dashur që ta ndryshoni
Të duash që të ndryshosh partnerin në një tjetër person, ky është një akt egoist dhe narcisist. Partneri juaj ishte një njeri i veçantë me dëshirat dhe kërkesat e tij apo saj përpara se t'u takonit. Nëse mundeni të lejoni që personi të jetë vetja e tij apo saj, atëherë kjo është një shenjë maturie për një dashuri që ju plotëson.

Kur takoni personin perfekt për ju, nuk është e udhës të mundoheni ta ndryshoni atë në dikë që t'ju përshtatet sa më mirë. Por lëreni të jetë vetja e tij apo saj, të rritet, të ndryshojë, të mësojë dhe të zhvillohet në personin që do bëhet në të ardhmen. I vetmi ndryshim është se ata do kenë ndihmën tuaj ndërsa bëhen ata, dhe ju do keni ndihmën e tyre ndërsa vazhdoni që të bëheni ju.
Shenja kur kemi gjetur personin që na Plotëson Shenja kur kemi gjetur personin që na Plotëson Reviewed by Marion Mardodaj on 7/10/2016 01:40:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.