Loading...

Mesazhet e Zemrës që nuk duhen Injoruar

  Zemra jote është e lidhur me diçka më të madhe se trupi ytë. Mund ta quash Zot, univers, shpirt, intuitë, vetvetja më e lartë, apo diçka tjetër. Zemra jote do të të bëjë me dije kur diçka nuk është e drejtë. Do të flasë me ty përmes mesazheve, aluzioneve dhe shenjave, kur përfundimisht është  në rrugën e drejtë. 

Ekziston një "luftë" e përhershme mes mendjes racionale dhe ndjenjave të zemrës - ndaj është shumë e rëndësishme të kuptosh se çfarë po ndodh, për të mirën tënde fizike, mendore dhe shpirtërore.

Ja 4 mesazhet e zemrës që nuk duhen injoruar kurrë

1. Ndero ndjenjat e tua
Bëji vetes pyetje dhe më pas prit për përgjigjen e parë që del nga zemra. Kjo është një shenjë që zemra po ju flet. Shih dhe vëzhgo me vëmendje për shenja dhe sinkronizim rreth teje. Kur është e thënë që gjërat duhet të jenë aty, nuk ekziston presioni apo pengesa. Ekziston një rrjedhë gëzimi që të vjen kur "e di" se është e pamundur të shpjegohet. Kjo "e ditur" është zemra jote që këndon një këngë sigurie. Në shoqëri na kanë mësuar që të ndjekim zemrën deri në një pikë, pastaj të lemë mendjen të vazhdojë më tej. Çështja me këtë koncept është se mendja do analizojë dhe mbimendojë për çfarë ka përgatitur zemra si të vërtetë. Ky është hamendësimi i dytë i vetes.

"Lëre veten të të shtrëngojë qetësisht në atë që do vërtetë. Nuk do të shpjerë në udhë pa krye." Rumi.

2. Ndiq të vërtetën tënde autentike
Të ndjekësh zemrën tënde, kjo të pajis me një qëllim. E vërteta jote autentike është vula jote në këtë botë. Secili nga ne ka një autinticitet unik. Kur ndjekim ëndërrat dhe aspriratat tona, bota hapet më shumë në favorin tonë. Të gjurmosh zemrën do të thotë të ndjekësh thirrjen tënde më të lartë. Nuk mund të ndjekim pasionet për gjysmë në jetën tonë. Duhet të jetë i tërë.

Pasioni është e vërtetë jote. Duhet t'i besosh vetes dhe mendja jote do bëjë dallimin se çfarë është e drejtë për ty. Kur vjen nga vendi i qëllimit dhe të vërtetës, ka pak vend për gabime. Duhet të kemi guxim të jemi vetvetja. Sapo të fillosh të jetosh nga e vërteta jote, do të kuptosh se nuk është e nevojshme të pretendosh për të t'i bërë përshtypje dikujt tjetër.

"E vërteta qëndron brenda nesh. Kam filluar të besoj se e vërteta autentike më shumë mbahet mend thellë brenda shpirtit, se sa mësohet, në esencën bazike të shpirtit ku të gjithë marrim pjesë." Carlton D. Pearson.

3. Hape mendjen ndaj mundësive të pafundme
Mos ki frikë nga konfuzioni. Ky është një vend ku mendja dhe zemra do të luftojnë mbi atë çfarë është e drejtë. Mundësoji vetes dhuratën e imagjinatës dhe të shkaurit drejt të pamundurës. Jeta është përplot me mundësi dhe zemra do t'i shijojë përherë, sepse nxerr në pah cilësitë e fëmijës tek ne. Një fëmijë që nuk pyet për logjikën.

Fëmijët veprojnë sipas dëshirave të zemrës së tyre. Thuhet se armiku i përjetshëm i zemrës është mendja racionale. Diku nga mosha 6 vjeçare fillojmë dhe e humbin atë sensin sikur gjithçka është e mundur. Kur je në mëdyshje për atë se çfarë ke nevojë, ndiq aluzionin sikur akoma beson tek e pamundura, pa pyetur për të pamundurën.

4. Ji kurajoz
Të dëgjosh zemrën tënde do të thotë të shkosh kundër shumë pengesave dhe mospranimeve. Zemra e di çfarë është më e mira për ty. Ky vulnerabilitet ndonjëherë vjen me çmimin e paragjykimit dhe kriticizmit. Jo të gjithë do ta kuptojnë vendimin tënd. Por të kesh dëshirën të ndjekësh atë çfarë zemra jote dikton, kjo shërben si një liri për të ndjekur gjithçka dëshiron sipas mënyrës tënde.

Mos e lejo frikën të diktojë rrugën tënde. Kurajoja është një nga trajtat më të vlefshme të njerëzimit. Kur dëgjon dëshirën dhe intuitën tënde, do të shkosh në ato vende që të bëjnë të rritesh e të përmirësohesh në mënyrë krejtësisht të ndërgjegjshme.

Ekzistojnë kaq shumë mënyra për të qenë kurajoz në këtë botë. Ndonjëherë "kurajë" do të thotë të lësh pas dore apo të sakrifikosh jetën për diçka më të madhe se vetja jote, apo për dikë tjetër. Ndonjëherë kjo përfshin të mohosh çdo njeri që ke njohur, apo çdo njeri që ke dashur ndonjëherë, për hatër të diçkaje më të madhe. Por ndonjëherë nuk është kështu.

"Ndonjëherë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të kërcas dhëmbët nga dhimbja, dhe të punoj çdo ditë, me hap të avashtë drejt një jete më të mirë. Kjo është ajo lloj kurajë që më nevojitet tani." Veronica Roth.

Mesazhet e Zemrës që nuk duhen Injoruar Mesazhet e Zemrës që nuk duhen Injoruar Reviewed by Marion Mardodaj on 4/25/2016 08:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.