Ndonjëherë, kur mendomë se jeta jonë po ndahet në dysh, ajo çfarë nuk shohim është se jeta mund të jetë në rrugën e duhur.
Ndryshimi nuk është gjithmonë i mirëpritur, për shkak se është e sigurtë që do ndodhë, dhe kur shpesh mendojmë se jeta po na shkon kuturu, kjo ndodh sepse çdo gjë po modelohet sërish për t'iu përshtatur qëllimeve dhe nevojave të vërteta...
1. Çdo gjë që nuk pëlqeni bëhet e padurueshmeNuk ka gjë më të bezdishme se sa ndjejna e nervozizmit. Sikur vjen nga gjëkundi si një mushkonjë natën, duke na bërë të kruhemi deri sa të gërvishtim lëkurën.
Kur gjërat e vogla në jetë që nuk ju shqetësojnë më, fillojnë të tejkalohen përpara syve tuaja...dijeni se ndryshimi po vjen.
2. Kur ndiheni të humbur
Të gjithë kemi dëgjuar se kur ndihemi të lumtur, kjo është mënyra më e mirë për të gjetur veten. Në fakt mund të tingëllojë si diçka e prapambetur...por ne e kuptojmë se përse.
Kur ndjehesh i humbur, nuk ke një drejtim dhe kur nuk ke drejtim, nuk ke dëshirë.
Kur nuk ke dëshirë, nuk ke nevojë për asgjë dhe kur nuk ke nevojë për asgjë, në këtë pikë, nis dhe flet shpirti.
Megjithëse mund të ndihesh jashtë kontrollit, kësaj here je më i/e qartë se kurrë në predispozicionin tënd për të pranuar atë se çfarë dëshiron me të vërtetë të shohësh e të kuptosh.
Kjo, më pas ju vendos në rrugën e duhur, drejtë një ndryshimi radikal për të cilin dëshpërimisht keni pasur nevojë, që ju vendos në të njëjtën linjë me mendjen. trupin, zemrën dhe shpirtin tuaj.
3. Po dilni nga inkubatori
Keni vënë re kur në perjudha të caktuara të jetës jemi të mbushur me aktivitete dhe aventura, plot argëtime me miqtë dhe familjen, deri në atë pikë sa që nuk mund të vazhdojmë më?
Ndërsa perjudha të tjera karakterizohen me izolimin, analizimin e vetvetes dhe shpesh prag-depresionin?
Madhësia e këtyre cikleve mund të varjojë, por thithsecili nga ne do të kalojë nëpër këtë cikël gjatë jetës.
Këto perjudha mund të karakterizohen nga funde katastrofike ose humbje që të lëndojnë zemrën, e gjitha kjo në një kohë që ne e dinim më parë, se po vinte fundi i kapitullit dhe kishte ardhur koha që të hynim në një kapitull të ri, e dinim kohë më parë...
Këto zhvendosje ngjajnë më shumë me rrahjet e zemrës se sa të pulsit, dhe ndërsa lundrojmë në jetë nën ritmin e kësaj "daulleje", e shohim veten si meditues dhe më të hapur se kurrë ndaj botës.
Këto cikle janë të rëndësishme ndërsa përpiqemi dhe formulojmë perspektivën e botës. Perjudhat medituese ofrojnë rritje emocionale, psikologjike dhe shpirtërore, ndërsa bota e jashtme ofron përvojën, udhëtime dhe perspektiva të reja.
Kur dilni nga perjudha e inkubatorit, kjo shërben si një "mini-lindje". Me fjalë të tjera, kjo kohë ju ka shërbyer për t'u rigjeneruar, për të rivlerësuar gjërat në mënyrë për të vendosur qëllime të reja, një drejtim dhe një jetë të re.
4. Ndiheni njëkohësisht të frikësuar, nën ankth dhe të emocionuar
Perjudha e inkubatorit po mbaron dhe keni nisur një drejtim të ri; po më tej? Kur është njëkohësisht e frikshme dhe emocionuese...thjeshtë, duhet ta bëni.
Në këtë pikë mund të ndjeni se diçka e re do të ndodhë, dhe "momentumi" po ndërtohet.
Nuk e keni idenë çfarë të prisni, por thjeshtë dini se jeni në rrugën e duhur dhe me zor prisni të shihni çfarë ndodhet në fund të tunelit.
Këtu nuk ka lidhje bërja e planeve, por energjitë po ristrukturohen ndërsa rezultatet duan kohë që të shpalosen.
Secila nga këto duhet të eksplorohet më parë se të ecni mbi zgjedhjen që e ka bërë vetëdija juaj më e lartë. Kini durim gjatë kësaj perjudhe, qëndroni të hapur derisa rruga juaj të jetë vendosur. Ky është momenti emocionues!
5. Sinkronizimi
Nuk ka gjë më të kënaqshme se sa një shtyerje e lehtë na universi, që jeni në rrugën e duhur. Sinkronizimi ndihmon në vetëbesimin e butë, që veprimet dhe mendimet tuaja janë në të njëjtën linjë me të mirën më të lartë.
Shenjat më të zakonshme ndërsa po ndryshoni radikalisht, janë seritë e 5-ve, të cilat do të shihni të shpalosen, pavarësisht se nga ju duket se po shikoni.
5-t janë shenja më e pastër që tregojnë se duhet të përgatiteni, sepse do të pësoni një ndryshim radikal, i cili do t'ju shkundë që në zemër. Ndryshimet nuk duhet të shihen si pozitive apo negative, thjeshtë janë të nevojshme.
5:55: Ërdhi ora për t'u zgjuar Neo.
Tags
Shpirt