Loading...

Qëllimi shpirtërorë i...Ekoseksualitetit

Nga Vanessa Cuccia

 Shkenca e ka vërtetuar tashmë se përqafimi i një peme mund të jetë i dobishëm për shëndetin. Por keni ndjerë ndonjëherë nevojën që marrëdhënjet me natyrën t'i çoni në një tjetër nivel? Nëse po, atëherë mund të jeni ekoseksual.

Ekoseksualiteti është një term i nxjerrë nga Annie Sprinkle dhe ELizabeth Stephens gjatë një projekti artistik të tyre, ku vinin në skenë martesa mes vetes së tyre dhe Tokës, Qiellit, Detit, Hënës, Maleve dhe elementeve të tjerë të botës jo njerëzore. Që atëherë, kjo praktikë ka tërhequr vëmendjen e gjithnjë e më shumë njerëzve, të cilët ndajnë nevojën për intimitet me botën natyrore apo që mund të "ndjellen" nga ajo.

Kur e dëgjova për herë të parë këtë term, isha shumë e entuziazmuar. E dija se çfarë mund të përfitoje nga bukuria dhe sensualiteti që gjendet në globin tonë. Por më duhej të pyesja veten, a mund të joshem vërtetë nga balta, uji apo Dielli?

Më vinin ndërmend kohët kur tymosja duhan në shtëpinë e një mikeshe në Santa Cruz. Ishim jashtë dhe lakuriq, dhe qëllonte shpesh t'u shtrinim mbi një mulli bari. Më kujtohen lëvizjet e mija të para rreth barit të thatë. U ndjeva kaq shumë e kënaqur sensualisht, pavarësisht se ishte vetëm një tufë barë. Më pas fillova të vë re se si u ndjeja tek shalët dhe vithet. U ndjeva vërtetë shumë mirë. Kështu që për mua nuk ishte e vështirë të kuptoja ndjenjën e dëshirës së ekoseksualitetit. Energjia seksuale është një energji si gjithë energjitë e tjera. Nëse i shmang paragjykimet në atë se si duhet të jetë seksi, dhe imagjinon veten duke ndjerë ngrohtësinë e diellit duke të "mbuluar" me vitaminë D; nëse imagjinon veten duke u larë lakuriq në baltë të pasur me minerale, atëherë kuptohet lehtë sekusaliteti ynë i trashëguar me natyrën.

Sigurisht që ekoseksualiteti është më shumë se thjeshtë duke përqafuar barin. Është të respektosh e t'i dedikohesh ekosistemit.

Për më tepër rreth kësaj teme mund të lexoni librin "Ecosex Manifesto" shkruar nga Annie Sprinkle dhe ELizabeth Stephens.
Qëllimi shpirtërorë i...Ekoseksualitetit Qëllimi shpirtërorë i...Ekoseksualitetit Reviewed by Marion Mardodaj on 3/13/2016 09:03:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.