Loading...

Tipet e zakonshme të dhimbjes së kokës


 Keni një dhimbje koke që ju shqetëson vazhdimisht? Mund të jetë e vështirë të diagnostikohet dhimbja e kokës, kryesisht kur nuk ekziston një shkak evident (si pirja e tepërt e alkoolit një ditë më parë). Kështu që përdorni hapat në vijim për të përcaktuar se çfarë e shkakton dhimbjen e kokës, nëse është dhembje koke për shkak të tencionit, akumulim stresi, migrenë apo dhimbje koke për shkak të periodave.

Dhimbja e kokës pës shkak të tencionit
Për të shmangur ibuprofenin dhe naproksenin, që sigurisht e pushojnë dhimbjen e kokës por që mund të lënë efekte anësore, është e rëndësishme që të përcaktohen shkaqet e dhimbjes së kokës, si stresi, tencioni në muskujt e fytyrës dhe të qafës, për shkak të mbajtjes së trupit në mënyrë të gabuar, dhimbja e dhëmbëve etj.

Provoni teknika të reduktimit të stresit, si meditimi, biofidbeku dhe terapia e sjelljes konjitive, thotë Prof. Richard B. Lipton, profesor neurologjie në Albert Einstein College of Medicine dhe udhëheqës i  Montefiore Headache Center në New York City. Nëse do keni dhimbje koke 15 apo më shumë ditë gjatë një muaji, kjo konsiderohet kronike dhe këshillohet që të bëni një vizitë tek doktori për një reduktim më të plotë të dhimbjes së kokës.

Migrena
Megjithëse tre apo katër pilula ibubrofeni mund ta pushojnë dhimbjen e kokës për disa njerëz, të tjerë njerëz mund të kenë dhimbje koke mbi 15 ditë në muaj, gjë që e bën të domozdoshme vizitën tek doktori për një trajtim më të thellë. Trajtimi kryesore në këto raste përfshin një gotë me triptans, i cili shkakton tkurrjen e enëve të gjakut në tru.

Për një trajtim natyrorë të migrenës përdorni koenzima Q10, vitaminën b2, magneziumin apo çaj rozmarine me rigon.

Dhimbja e kokës "klaster"
Kjo lloj dhimbje zakonisht nuk lidhet me ndonjë shkak eviden, mund të lidhet me çrregullime në hipotalamus (pjesën e ballit dhe periferi të tij). Kur kluster godet, vetëm terapia me oksigjen dhe injeksionet sumatripani mund ta ndalojnë agoninë. Doktorët mund të përdorin bllokues të kanaleve të kalciumit dhe kortikosteroideve dhe injeksione specifike.

Dhimje koke për shkak të periodave
Keni dhimbje koke përpara apo gjatë periodave? Nuk jeni të vetme. "Një ndër faktorët më të fortë që nxit dhimbjet e kokës për shkak të migrenës është ndryshimi hormonal, kryesisht për shkak të uljes së estrogjenit," shpjegon Dr. Jack Schim. Megjithëse nuk është ende e qartë lidhja mes hormoneve dhe dhimbjes së kokës, ka të ngjarë që të lidhet me estrogjenin dhe inflamacionin, të cilët mund të kontribuojnë në dhimbje.

Trajtimi bazik është planifikimi i lindjes. Që do të thotë të merrni hapat e nevojshme para dhe gjatë shtatzënisë, dhe të konsumoni sa më pak sheqer në muajt e parë të shtatzanisë. Po të mos keni humje të nivelit të estrogjenit, nuk do keni dhimbje koke," thotë Prof. Lauren Streicher i Northwestern University Feinberg School of Medicine./H/
Tipet e zakonshme të dhimbjes së kokës Tipet e zakonshme të dhimbjes së kokës Reviewed by Marion Mardodaj on 2/24/2016 10:05:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.