Një film i shkurtër i animuar i Radios Kombëtare Publike(NPR), SHBA, tregon efektet që ka zëri i femrave tek meshkujt. Ndryshimi më i madh mes zërit të femrave dhe meshkujve qëndron në regjistrat e tonit të zërit. Në përgjithësi zëri i meshkujve është më i thellë se i femrave. Ky ndryshim lidhet me përmasat trupore dhe nivelin e hormoneve. Femrat janë më të vogla, kështu që kanë "bokse" më të vogla. E kundërta ndodh për meshkujt.
Një fakt interesante që del në pah është që sa më i lartë të jetë intonacioni i zërit, aq më shumë personi konsiderohet si më pak kompetent dhe pa besim në vetvete. Kjo do të thotë që thjeshtë duke u bazuar tek zëri, njerëzit janë më pak të prirur të dëgjojnë këshillat e një femre në krahasim me të një mashkulli. Kjo video tregon një eksperiment ku njerëzit dëgjojnë zërin e inçizuar të dy femrave. Të dy femrat u kërkuan dëgjuese të votonin për to. Stimujt e eksperimentit ishin vetëm pajisjet inçizuese. Në fund, kur dëgjuesit u pyetën se për kë do të votonin, shumica e tyre votuan për zërin më të thellë.Pra çfarë do të thotë kjo për femrat? Me sa duket tentativat për të ulur vazhdimisht regjistrin e tonit të zërit janë një praktikë e zakonshme për femrat. Ndërsa ekspertët e komunikimit nuk e sugjerojnë këtë praktikë pasi e konsiderojnë si zë që perceptohet i manipuluar. Për ta kuptuar më mirë këtë mund të dëgjoni një zë që e adhroni tek flet gënjeshtëra dhe të pa vërteta, ku pasi ta dëgjoni do duhet të analizoni përbërjen e fjalëve; mund të bëni të njëjtën gjë por në të kundërt. Gjithsesi edhe kjo video do ju japë të dhëna të mjaftueshëm për të kuptuar një pjesë së magjisë së zërit.